Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 60499 Gazetar

Gazetar
Tirane, Shqipëri 16-12-2021 edhe 18 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Gazetar
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
16-12-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Telegrafi.com si portali më i madh në territoret shqipfolëse, po kërkon anëtarë të ri të ekipit në zyrën në Tiranë.  

Ne jemi duke kërkuar Gazetarë, të cilët nga kryeqyteti i Shqipërisë do t'i mbajnë të informuar lexuesit aktualë mbi ndodhitë vendore, e gjithashtu do të përkujdesen për rritjen e kësaj audience teksa bizneseve ua ofrojnë produktet e Telegrafi.com në mënyrë që t'iu ndihmojnë të rriten e të zhvillohen.  

Detyrat

  • Përcjell aktualitetet vendore, në të gjitha nënrubrikat, duke u dhënë prioritet atyre që caktohen nga mbikëqyrësit dhe Redaksia, në bazë të rregulloreve te kompanisë.
  • Bën përzgjedhjen, përgatitjen dhe publikimin e artikujve, temave, intervistave dhe videomaterialeve, në bashkëpunim me mbikëqyrësit dhe bën përzgjedhjen e imazheve që e shoqërojnë artikullin dhe pershkrimin e tyre, plotësimin e tagave dhe kujdeset për kompletimin e artikujve me multimedia.
  • Jep propozime dhe koordinohet për planifikimin, ndarjen e punëve dhe realizimin e tyre, me ekipin përgjegjës.
  • Mban përgjegjësi për secilin publikim individual në përputhje me standardet profesionale duke përfshirë saktësinë, paanshmërinë dhe kodin etik. Analizon burimet e lajmeve dhe artikujve dhe sigurohet qe të njëjtat të jenë një burim i besueshëm.
  • Realizon angazhime tjera në kuadër të pozitës së punës, sipas kërkesës së hierarkisë. Merr pjesë në konferenca dhe ngjarje të ndryshme, i përcjell lajmet e rëndësishme, trendet dhe zhvillimet për temat që janë me rëndësi për portalin dhe audiencën, krijon dhe mirëmban kontakte me burime të ndryshme të informacionit.
  • Përdorimi dhe njohja e gjuhës letrare (të unjësuar) është rregull për të gjitha rubrikat. Të ketë vazhdimisht përmirësime të gabimeve të mëparshme dhe progres në përvetësimin e drejtshkrimit sa më të përsosur.
  • Vendi i përmbushjes së detyrave të lartcekura do të jetë në Shqipëri, me mundësi të udhëtimit në shtete të tjera, varësisht nga nevoja e Punëdhënësit

Kualifikimet

  • Përvojë pune së paku një vjeçare si gazetar;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;
  • Aftësi për punë ekipore dhe gatishmëri të punojë nën presion;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Benefitet

  • Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
  • Hapësirë për komunitetin me pije falas, lojëra e shumëçka tjetër
  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të realizuara nga shitja
  • Shujtë ditore falas
  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe letër motivuese përmes e-mailit  [email protected]

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Telegrafi

Telegrafi.com  portali më i madh në territoret shqipfolëse.

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë