Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 17-12-2021 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Drejtor Banke
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
17-12-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Drejtor Dege ne Deget Tirane.            

Raporton drejteperdrejte te:  Drejtor i Divizionit te Shitjeve te Rrjetit

Objektivi: Menaxhon, kontrollon dhe planifikon burimet e deges per te siguruar mbarevajtjen e aktivitetit ditor te deges si dhe realizimin e objektivave. Jep kontributin maksimal per rritjen me perfitueshmeri te bankes me udhezimet strategjike dhe ne perputhshmeri te plote me politikat, procedurat dhe rregulloret e Bankes.

Detyrat

Pergjegjesite kryesore:

Burimet Njerezore

  • Te supervizoje burimet njerzore te Deges duke ndjekur rregulloret dhe procedurat ne fuqi, qe nga etika e veshjes, sjellja dhe prezantimi ne perputhshmeri te plote me Politiken e Burimeve Njerezore.
  • Te organizoje punen sipas ngarkeses se punes, numrit aktual te personelit ne pune, duke patur qellim permiresimin e sherbimit te klientit.
  • Te kerkoje trajnim dhe zhvillim te personelit sipas nevojave dhe zhvillimeve te fundit ne pune.
  • Te siguroje qe i gjithe stafi eshte familjar me te gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat lidhur me sherbimin dhe produktet bankare.
  • Te kryeje vleresime periodike te performancave per personelin dhe te ndjeke procesin e promovimit, bazuar ne gjykimin e tij mbi kualitetin e punes se personelit.
  • Eshte pergjegjes per raportimin dhe dergimin korrekt te prezences ne pune te stafit te deges tek Divizioni i Shitjeve te Rrjetit Rrjetit dhe Divizioni i Burimeve Njerezore, te cdo ndryshimi te situates se personelit te tij (leje afat-gjata si leje lindje, semundje, status civil, mungesa, etj.).

 

Marketing / Mardheniet me publikun

  • Te perfaqesoje denjesisht ABI BANK ne komunitetin ku dega operon.
  • Te drejtoje dhe te organizoje mbledhje me klientet ekzistues dhe potenciale per te promovuar produktet e bankes dhe per te realizuar shitjen e ketyre produkteve. Te mbaje kontakte te rregullta me klientet.
  • Te vendose mardhenie bashkepunuese me institucionet lokale publike dhe te marre pjese ne aktivitetet e organizuara nga ata.
  • Te monitoroje reagimet e klienteve per sherbimin e ofruar nga stafi i deges dhe te marre masa te vazhdueshme per permiresimin e kualitetit te tij, duke siguruar qe ofrohet asistence e plote dhe me kualitet tek klientet.
  • Te monitoroje sjelljen e klientit ne treg dhe te kryeje vezhgime te posacme. Te mbledhe te dhena dhe te analizoje situaten ekonomike, trendet e pergjithshme dhe te sektoreve specifike te ekonomise.
  • Te jete ne koherence me konkurencen e tregut, per te identifikuar avantazhet dhe disavantazhet e produkteve dhe sherbimeve te ABI-t dhe te beje propozimet per ndryshime potenciale duke patur si qellim maksimizimin e rezultateve.
  • Te perpiloje dhe implementoje plane afatshkurtra per shitjet e produkteve retail ne perputhje me planin vjetor te aprovuar.

 

Ceshtjet administrative dhe te sigurise

  • Drejtori i Deges eshte personi pergjegjes per sigurine e deges ne perputhje me rregulloret dhe rregullat e percaktuara nga Zyra Qendrore.
  • Te aplikoje kushtet e percaktuara ne kontraten e sherbimit, mbrojtjes dhe sigurise se objektit nga Kompania private e sigurimit.
  • Te mbaje nen kontroll funksionimin e sistemit te alarmit ne cdo kohe, dhe ne cdo kohe kur bie alarmi (brenda dites se punes dhe vecanerisht pas orarit zyrtar), ne bashkepunim me Zyren Qendrore.
  • Te njoftoje departamentin perkates per cdo problem apo difekt teknik te sistemit te alarmit, te pajisjeve te vezhgimit dhe kontrollit, per te marre masa per riparimin e tyre.
  • Te sigurohet per zgjidhjen e ceshtjeve qe lidhen me sigurine e objektit te deges te paraqitur nga punonjesi i sigurise fizike.

 

Raportimi / Bashkepunimi me Zyrat Qendrore

  • Te ndjeke analizat periodike te organizuara nga Zyrat Qendrore, te sqaroje rastet, te justifikoje devijimet nga plani i aprovuar dhe te informoje personelin e deges mbi situaten financiare pas ketyre analizave.
  • Te ekzaminoje raportet e Auditit, duke pergatitur planin e nevojshem per te korigjuar problemet ne aktivitetin e deges, te ndjeke te gjitha rekomandimet dhe sugjerimet e perfshira ne raportin e kontrollit dhe te raportoje rezultatet tek strukturat perkatese ne Zyrat Qendrore.
  • Te propozoje planin e buxhetit per vitin tek Divizioni i Rrjetit ne perputhje me objektivat e pergjithshme te bankes.

 

Kredidhenia dhe Administrimi i kredive

  • Te propozoje te gjitha rastet e kredive tek strukturat pergjegjese ne Zyrat Qendrore, pasi te bindet qe klienti i ploteson kushtet per kredidhenie, kredibilitet dhe integritet.
  • Te sigurohet qe dosjet e kredidhenies se klientit jane pergatitur ne perputhje me procedurat e percaktuara ne Manualin e Kredise dhe dokumentaconi i perfshire eshte korrekt bazuar ne rregullat e percaktuara.
  • Te firmose te gjitha kontratat e kredive dhe kredive hipotekore, anekset specifike, etj.
  • Te siguroje permbushjen e te gjitha kushteve perpara disbursimit te kredise.
  • Te siguroje qe kredia do te perdoret ne perputhje me vendimin e Komitetit te kredise.
  • Te organizoje vizita periodike tek klientet ekzistues kredimarres dhe te informohet mbi perdorimin e kredise.
  • Te siguroje qe dega ka dhe perfundon ne kohe dokumentacionin e nevojshem per rishikimin e situates financiare te klientit nje here ne vit ose me shpesh sipas kerkeses.

 

Organizimi / Koordinimi

  • Te ndjeke rezultatet dhe ti raportoje ato tek supervizoret (Divizioni i Rrjetit dhe strukturat e Zyrave Qendrore sipas kerkeses dhe sipas nivelit te autoritetit).
  • Te siguroje organizimin e punes, koordinimin dhe monitorimin e permbushjes se procesit te punes sipas programit.

 

Detyrat e pergjithshme

  • Te realizoje targetet e deges te aprovuara nga Zyrat Qendrore.
  • Te ndjeke rregulloret lidhur me punen per ti lejuar deges nje adaptim te shpejte dhe te informoje personin pergjegjes ne dege per zhvillimet dhe ndryshimet e rendesishme.
  • Te ushtroje kontrollin e nevojshem per te shmangur devijimet nga Politikat dhe objektivat e pergjithshme si edhe standartet e aplikimit; te njoftoje strukturat e Zyrave Qendrore lidhur me devijimet e identifikuara.
  • Te analizoje raportet ditore te gjeneruara nga sistemi dhe te kontrolloje situaten ditore dhe zhvillimet e rendesishme.
  • Te kryeje detyra te tjera te deleguara nga supervizoret.

Kualifikimet

Kriteret formale:

  • Diplome universitare ne fushen e Ekonomise
  • Te kete minimalisht 3 vite eksperience ne industrine bankare
  • Aftesi drejtuese
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze
  • Te kete aftesi te mira ne komunikim, prezantim, koordinim
  • Te kete njohuri te mira ne perdorimin e kompjuterit
  • Te kete njohuri shume te mira te rregulloreve
  • Te kete njohuri te avancuara ne sektorin bankar
  • Te jete i afte te menaxhoje mire stresin ne pune

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

  • Dergoni CV tuaj ne adresen : [email protected]
  • Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

 

 

 

 


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Banka Amerikane e Investimeve

Banka Amerikane e Investimeve SHA është një bankë e cila filloi aktivitetin e saj më 1 Nëntor 1999. Emrin e sotëm e mban pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, (www.nchcapital.com). Brenda një periudhe të shkurtër banka, sot e njohur nga të gjithë me emrin ABI Bank, ktheu hum...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë