Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Usluga

Me mbi 25 vjet eksperiencë në industri, Usluga ka vendosur reputacionin e saj duke shpërndarë produktet më të fundit me cilësinë më të lartë. Cdo produkt shkon përmes testeve rigoroze për të siguruar që vetëm cilësia dhe performanca më e mirë të dorëzohet te klientët. Inxhinierët tanë ecin në krah të teknologjisë duke siguruar që tek ju të vijnë produktet dhe dizajnet më të fundit në treg. Ne përdorim materiale të cilësisë më të la...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë

Kodi Punës: 53743 Arkitekt/e

Arkitekt
Tirane, Shqipëri 31-05-2021 edhe 15 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkitekt
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Pak eksperience (0 - 2 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
31-05-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

USLUGA, një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim dhe manaxhim pronash në Shqipëri, kërkon të punësojë :

Arkitekt (Me eksperience ne projektim Interier per Hapesira Komerciale,Biznesi dhe Objekte Industriale)

Detyrat

  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e ndërtimit;
  • Të jetë përgjegjës për sigurinë, përshtatshmërinë dhe estetikën e ndërtesave;
  • Harton strukturat/ vizatimet/ planet ne përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet / rregulloret në fuqi; Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë;
  • Koordinon punën e projektuesve të disiplinave të tjera të përfshirë në projekt;
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve te kostos për projekte të reja;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Shoqëron Klientët ne objekt për ti prezantuar projektin/pronën;
  • Informon Klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit dhe shërbimet e tjera që ofron kompania ne projekt;
  • Analizon kërkesat e Klientëve për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;
  • Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës në lidhje me ecurinë e klientëve;
  • Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen;

Kualifikimet

  • Të zotëroje diplomë universiteti në Arkitekturë Të paktën 7 vjet eksperiencë si ne fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Eksperince ne projektim interier per qendra tregtare dhe biznesi;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira prezantuese;
  • Njohje e mirë e legjislacionit për urbanistiken;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, Photoshop;
  • Me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj,
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV në: [email protected]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".