Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81705

Arkitekt ne Zbatim

Tirane, Shqipëri 09-10-2023 edhe 15 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Arkitekt

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

09-10-2023

---

---


Përshkrimi

Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen shpk janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen shpk ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Bërxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Arkitekt në Zbatim

Departamenti: Arkitekturës

 Përmbledhja e Pozicionit:  Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.


Detyrat

  • Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plansistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
  • Mban lidhje të vazhdueshme me projektuesit për koordinimin dhe zbatimin e projektit;
  • Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Sigurohet që materialet e dhëna për zbatim të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit;
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së projektit;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve ndërtimore dhe arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
  • Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit;
  • Lexon projektet tip, plansistemimet e përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
  • Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë, me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Përpilimi i detajeve ekzekutive të projektit të zbatimit, sipas udhëzimeve të eprorëve;
  • Vizatimi i elementeve të ndryshëm të projektit  dhe detajeve tip sipas kërkesave të kantierit;
  • Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës për punimet e rifiniturave;
  • Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga supervizori i tij.

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë në Arkitekture.

Eksperienca: Eksperiencë pune mbi 5 vite si Arkitekt.

 Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi kreativite dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
  • Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitektonik;
  • Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
  • Të punojë i pavarur në projektim;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;
  • Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Përfitimet:

  1. Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  2. Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  3. Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  4. Paga konkuruese në treg;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe album të punimeve në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Progeen shpk operon në fushën e ndërtimit në vend edhe si kontraktor edhe si investitor në ndërtimin e godinave civile të banimit i përqendruar në Tiranë. Në 4 vjet Progeen ka zgjeruar portofolin e investimeve të saj në mënyrë shumë cilësore dhe në të njejtën kohë ka përfunduar me sukses kontrata të rëndesishme për palë të treta. Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.


INFORMACIONE KONTAKTI