Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 24-01-2022 edhe 4 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkitekt
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
24-01-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.  

Pozicioni: Arkitekt Klienti

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë  

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i klientit ka si detyrë kryesore mbajtjen e marrëdhënies me klientët e vilave, përshtatjen e kërkesave të tyre, si dhe raportimin përkatës. Ai njeh shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij, përgatit vizatimet arkitekturore, përgatit paketat e tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinohet me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat

  • Mban marrëdhënien me klientët, propozon zgjidhje arkitektonike dhe bën koordiniminmidis studios arkitektonike dhe klientit;
  • Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit;
  • Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Merr pjesë në takime me klientët për të kuptuar ndryshimet që kanë klientët për hapësirat e brendshme të Vilës/apartamentit;
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për t'i përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/ furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit në përputhje me projektet e zhvilluara.
  • Herë pas here kryen edhe plotësime;
  • Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
  • Ndihmon/ bashkëvepron/ me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urban, kostoistët, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë;
  • Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
  • Marrja e informacionit dhe kontaktet e domosdoshme për koordinimin e punës për disa klientë specifik;
  • Vizatimi i detajeve tip dhe i elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet;
  • Hartimi i raporteve javore për punën individuale;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike ose specifikime të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Shoqëron klientët e rinj dhe ekzistues në objekt për t'i prezantuar pronat/ projektin;
  • Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit dhe shërbimet e tjera që ofron kompania e ndërtimit tek kjo pronë/ projekt;
  • Ndjek procedurën e mirëmbajtjes së klientit;
  • Përfshihet në zgjidhjen e shqetësimeve/problemeve të mundshme teknike të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
  • Ndjek përgatitjen e preventivave për punime jashtë projektit bazë;
  • Koordinon takime me klientin kur bëhet verifikimi i sipërfaqeve të ndërtimit të projektit përfundimtar në krahasim me projektin fillestar në bazë të së cilit ka firmosur kontratën klienti;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga Drejtuesi i kantierit.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë.  

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në këtë fushë.
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës, e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Njohje e principeve dhe praktikave në përdorimin e programeve kompjuterike 2D dhe 3D (AutoCAD, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit, EXCEL, MS-PROJECT etj.).

Shënime


Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000679029/Arkitekt-Klienti?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 24.01.2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






ManeTCI

Kompania "Mane TCI" eshte nje kompani lider ne investimin dhe zhvillimin e pronave te patundshme. Kjo kompani ndertoi qendren e pare tregtare ne Shqiperi dhe vazhdon te investoje ne projekte te tjera akoma me te medha.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, Kati 8, Hyrja 61
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +35544502124
  • Mobile: +355 69 40 20 038

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë