454 Punë aktive

92478 Punëkërkues

5602 Punëdhënës

Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Green Coast

“Green Coast Resort” po ndërtohet në brigjet e detit Jon, në një nga plazhet më të bukur të rivierës Shqiptare, në zonën e Palasës. Si një nga resortet më të mira në rajon kombinon elegancën e arkitekturës me vlerat e paçmuara të natyrës, historisë dhe kulturës. Unik në llojin e tij në Shqipëri, resorti shtrihet në më shumë se 20 hektarë me një shumëllojshmëri vilash dhe apartamentesh, me një hotel në standart 5 yje, me struktura t...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga “Dervish Hima” Pallati Ambasador 3, Kati 4, Ap 61, Tirane, Albania
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:
Profili i Kompanisë
Tirane, Shqipëri 28-02-2018 edhe 233 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkitekt
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
28-02-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Green Coast pjesë e Balfin Group është të kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Arkitekturës
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Arkitekti i kantierit është pjesë e stafit teknik të projektit. Arkitekti duhet të njohë shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij, duhet të njohë zbatimin, të monitorojë nga afër punimet, sidomos ato të rifiniturës, dhe të ndihmojë zbatimin me zgjidhjet përkatëse.

Detyrat

  • Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit dhe drejtuesit e projektit. 
  • Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij. 
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit. 
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm. 
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Here pas here kryen edhe plotësime. 
  • Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve arkitekturore, bazuar ne planin kohor të përgjithshëm. 
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore. 
  • Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve. 
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve 
  • Leximi i projekteve të vilave tip, plan sistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike, dhe gjithë elementeve të tjerë të projektit. 
  • Njohja me zbatimin, projektin në terren, strukturën e kompanisë në tërësi, dhe të projektit Green Coast në veçanti. 
  • Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve. 
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të projekteve në bashkëpunim me kolegët. 
  • Koordinimi me studiot e projektimit dhe klientët. 
  • Përpilimi i planimetrive të zbatimit të punimeve të rifiniturës për një grup vilash, sipas udhëzimeve të eprorëve. 
  • Hartimi, detajimi i planeve të mobilimit, mobileve, detajeve dhe specifikimet teknike të arredimit. 
  • Vizatimi i elementëve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit dhe të projektit. 
  • Hartimi i raporteve javore për punën individuale.

Kualifikimet

Edukimi
• Diplomë në Arkitekturë

Eksperiencat e punës:
• Të paktën 5 vjet eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit

Kualifikime te Tjera
• Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.
• Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve.
• Aftësi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur në anën funksionale dhe estetike.
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
• Aftësi për të punuar në skuadër
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh

Aftësi të tjera:
• Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën
• Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj.

Shënime

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [email protected] me subjekt GC_0318.

Afati i dorëzimit: 28.02.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".





Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë