Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98528

Teknolog Ushqimor

Tirane, Shqipëri 19-02-2025 edhe 8 ditë
Kodi Punës: 98528

Teknolog Ushqimor



Tirane

DIMAL INC
kërkon të punësojë:

TEKNOLOG USHQIMOR

  • Diplomë universitare në Teknologji ushqimore.
  • Eksperience pune mbi 3 vjet në industrinë e përpunimit të mishit.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Kimist

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Jo

---

19-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit kërkon të punësojë: Teknolog/e Ushqimor/e


Detyrat

  • Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.
  • Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.
  • Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
  • Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
  • Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
  • Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
  • Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
  • Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
  • Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
  • Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në funksionimin e përditshëm të punës.
  • Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
  • Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.
  • Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
  • Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.
  • Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në “Teknologji ushqimore” ose degë të ngjashme.
  • Eksperience pune mbi 3 vjet në industrinë e përpunimit të mishit.
  • I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
  • Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
  • Trajnime në fushën e përpunimit të mishit përbëjnë avantazh
  • Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
  • Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën:[email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0692037422

Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Dimal Inc

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.