Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98519

Magazinier

Tirane, Shqipëri 19-02-2025 edhe 8 ditë
Kodi Punës: 98519

Magazinier



Tirane

DIMAL INC
kërkon të punësojë:

MAGAZINIER

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet profili ekonomik.
  • Të ketë minimalisht 1 (një) vit eksperiencë.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Magazinier

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Jo

---

19-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit kërkon të punësojë: Magazinier

Tek  Dimal INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.


Detyrat

  • Verifikim i mallit që bën hyrje në magazinë me sasi, lot datë skadence;
  • Mbajtja e procesverbalit në lidhje me diferencat që mund të rezultojnë në krahasim me dokumentacionin dhe gjendjen fizike të magazinës;
  • Regjistrimi në programin Navision të mallit me anë te chekimit, gjithashtu dhe të mallit qe rezulton tepër/mangët;
  • Sistemimi i mallrave në magazinë sipas hapësirave të paracaktuara;
  • Menaxhim i daljes së mallit sipas dat, lot skadence nëpërmjet cekimit dhe regjistrim i tyre në sistem;
  • Përgjegjës për gjendjen e inventarit në magazinën që ka në ngarkim në sasi,datë,lot dhe cilësi produkti;
  • Përgjegjës për kontrollin e stokut sipas skadencave dhe kordinim me departamentet e tjera për daljen në kohën e duhur dhe raportimim cdo muaj të stokut sipas datës skadencë;.
  • Mbajtje e regjistrit të temperaturave të dhomave frigoriferike dhe arkivim i tyre në dosje;
  • Mirembjatje e gjurmueshmerisë së produktit;
  • Faturimi për shitjen tek klientët me shumicë dhe arkivim i faturave;
  • Kontrollon porositë e klientëve duke u siguruar që produkti të përputhet në sasinë dhe cilësinë që ka kërkuar klienti;
  • Ekzekutimi  i porosive të agjentëve të shitjes në përputhje me urdhër-porosinë e dërguar dhe radhës;
  • Monitoron dhe kontrollon të gjithë procesin e kalimit të mallit dhe zgjidh çdo problematikë gjatë proçesit;

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet profili ekonomik;
  • Të ketë minimalisht 1 (një) vit eksperiencë si magazinier në shoqëri distribucioni ose prodhimi;
  • Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike;
  • Të ketë aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën:[email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0692037422

Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Dimal Inc

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.