Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98357

Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Degët Kukës / Peshkopi

Kukës, Peshkopi, Shqipëri 14-02-2025 edhe 3 ditë
Kodi Punës: 98357

Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Degët Kukës / Peshkopi



Kukës, Peshkopi

NOA
kërkon të punësojë:

OFICER I MBLEDHJES SË KREDIVE NË VONESË, DEGËT KUKËS / PESHKOPI

  • Kohë e plote
  • Eksperiencë: Pak eksperience 0 - 2 vite)

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Specialist i Mbledhjes së Detyrimeve

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Po

---

14-02-2025

Kukës, Peshkopi, Shqipëri


Përshkrimi

Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.


Detyrat

  • Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
  • Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
  • Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion;
  • Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
  • Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
  • Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
  • Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
  • Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
  • Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Kualifikimet

  • E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  • Aftësi të provuara negocimi; aftësi të mira analitike; Aftësi për vendimmarrje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
  • Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
  • Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
  • Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dërgoni aplikimin tuaj në adresën e email-it  [email protected]

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.noa.com.al


NOA

NOA eshte nje institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Shqiperise i cili vepron ne tregun financiar shqiptar qe nga viti 1999, e njohur me pare si PSHM, Opportunity Albania dhe sot eshte ne zoterim nga NOA Holding N.V. dhe NOA Cooperative UA. NOA vepron nepermjet 20 degeve neper te gjithe vendin duke sherbyer klientet ne zonat urbane dhe rurale dhe ne te gjithe sektoret e ekonomise: prodhim, sherbim, tregti, bujqesi dhe blegtori.

Vizioni i NOA eshte: “Te jemi kompania e perzgjedhur nga klientet duke siguruar Shpejt dhe Lehte sherbime dhe produkte financiare”.

Kompania NOA ofron mundesi punesimi dhe ambjent dinamik ku mund te shprehni potencialin tuaj profesional.


INFORMACIONE KONTAKTI