Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98052

Punonjes Social

Tirane, Shqipëri 27-01-2025 edhe 3 ditë
Kodi Punës: 98052

Punonjes Social



Kompania SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi

Punonjes Social

• Kohë e plote

  • • 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
  • • Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Punonjës Social

Kohë e plote

---

Jo

Po

---

27-01-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Tirane

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Tirane, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

 

 


Detyrat

Pergjegjesite Kryesore: 

  • Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
  • Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
  • Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
  • Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
  • Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
  • Koordinon shërbimet që i ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj.
  • Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
  • Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
  • Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit.
  • Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve
  • Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për cdo familje në mënyrë individuale sipas procedures se administrimit te rasteve.

Kualifikimet

Profili për pozicionin Punonjës Social

  • Diplomë “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor / Profesional” në të njëjtën fushë;
  • Të jenë të regjistruar në Urdhrin e Punonjësit Socialë, sipas Ligjit përkatës;
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
  • Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
  • Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
  • Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi komunikuese

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:

  • Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
  • Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit. 
  • Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 27.01.2025, në adresën [email protected]

  • Curriculum Vitae;
  • Letër interesi;
  • Referencë

 Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.soskd.org.al


SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që verpron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë. SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e organizatës ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 132 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve. Programet kryesore të SOS Fshatrave të Fëmijëve janë: a. SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri që ofron kujdes për fëmijët që e kanë humbur kujdesin e familjeve të tyre b. Programet e Fuqizimit të Familjes në mbështetje të familjeve vulnerabël që mund të jenë në rrezik për të braktisur fëmijët e tyre c. SOS komunitetet rinore që ofrojnë kujdes për të rinjtë pa kujdes prindëror të moshë 15-19 d. Projektet e advokatësisë për të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë. Target grupi Fëmijët pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë.


INFORMACIONE KONTAKTI