Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98051

Specialiste Burimesh Njerëzore

Tirane, Shqipëri 07-02-2025 edhe 14 ditë
Kodi Punës: 98051

Specialiste Burimesh Njerëzore



Kompania Smart Home Albania

Specialiste Burimesh Njerëzore

• Kohë e plote

  • • 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • • Njohuri te Kodit te Punës dhe legjislacionin qe lidhet me marrëdhëniet e punës;
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Specialist i Burimeve Njerëzore

Kohë e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

---

07-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Smart Home Albania lider ne sektorin e automatizimit ne Shqiperi e me tej ne Ballkan eshte ne kerkim te nje kandidati per profilin Specialiste e Burimeve Njerezore.


Detyrat

  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për kompaninë përfshirë rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimet e performancës;
  • Harton politika, procedura, manuale dhe direktiva që adresojnë dhe trajtojnë aspekte të marrëdhënies së punësimit si dhe është kontakti kryesor qe menaxhon problematikat e punonjesve në vendin e punës.
  • Promovon një kulturë të punës pozitive dhe gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve.
  • Zhvillon dhe implementon sisteme të vlerësimit të performancës dhe ndihmon drejtuesit në aplikimin e metodave më të mira të vlerësimit të stafit.
  • Kryen analiza dhe raporton në mënyrë periodike mbi metrika të qarta të kapitalit njerëzor për të ndihmuar vendimmarrjet e shoqërisë.
  • Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore, regjistrat dhe të dhënat e punonjësve, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë.
  • Merr informacion per vendet vakante dhe zhvillon/organizon strategjinë e publikimit të njoftimeve të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar;
  • Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore;
  • Përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale;
  • Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH);

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në profil Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Të njohë mirë Kodin e Punës dhe legjislacionin qe lidhet me marrëdhëniet e punës;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Mosha minimale 30 vjeç

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV-te e tyre ne adresen e email-it ; [email protected]

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Smart Home Albania

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.

SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese!

Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit që sjellin, çdo projekt me home automation do të jetë një investim i zgjuar, të cilin do ta vërtetojë e ardhmja. Smart Home Albania është zgjidhja që ju po kërkoni për investimin që po kryeni në apartamentin, vilën, zyrën , biznesin apo hotelin tuaj.

Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv të paktën për Shqipërinë i me shumë se 15 brandeve ndërkombëtarë nga USA, Australia, Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Turqia, UK, Kina. Për disa prej brandeve Smart Home Albania është distributor ekskluziv për gjithë ballkanin dhe operon nëpërmjet distributorëve të saj në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Kroaci e Serbi. 

Smart Home Albania është njëkohësist lider me mbi 60% të tregut me aksesorët e hotelerisë duke sjellë për tregun shqiptar dhe jo vetëm produkte cilësore dhe të garantuara e provuar kjo nga projekte të realizuara edhe ne Europë si Itali e Gjermani apo më gjere si Emiratet e Bashkuara Arabe e Arabi Saudite.