Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98005

Magazinier/e Astir

Tirane, Shqipëri 07-02-2025 edhe 14 ditë
Kodi Punës: 98005

Magazinier/e Astir



Kompania SPAR

Magazinier/e Astir

• Kohë e plote

  • • Studimet e mesme.
  • • Experience pune te ngjashme.
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Magazinier

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

07-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Magazinier/e Astir.
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë.

Detyrat

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
  • Të kontrollojë procesin e marrjes në dorëzim të produkteve dhe faturave shoqëruese sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë;

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje;
  • Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
  • Organizon kontrollin e furnizimeve;
  • Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive. Mban shënimet e nevojshme në librin e porosive;
  • Kontrollon aksesin në ambjentin e magazinës;
  • Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore;
  • Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë;
  • Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët;
  • Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambjentet e magazinës;
  • Kontrollon mbajtjen pastër të ambjentit, monitoron temperaturën në magazinë;
  • Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë;
  • Monitoron procesin e punës në përputhje me standartet HACCP-së gjatë marrjes në dorëzim të mallrave;
 

Kualifikimet


a. Edukimi:
 Të kete kryer studimet e mesme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
  • Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;


d. Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të komunikuar furnitoret;
 

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected]
duke përcaktuar në subjekt pozicionin.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.


INFORMACIONE KONTAKTI