Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 98003

Supervizor Sigurie TEG & QTU

Tirane, Shqipëri 07-02-2025 edhe 14 ditë
Kodi Punës: 98003

Supervizor Sigurie TEG & QTU



Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Agjent i Ruajtjes Fizike

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

07-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN
 është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Supervizor Sigurie TEG & QTU.
Departamenti: i Sigurisë.
Vendodhja: Tiranë.
Përmbledhja e Pozicionit: Siguron një mjedis të qetë dhe të sigurtë për konsumatorët dhe punonjësit; Kontrollon dhe monitoron ambjentet (zyra, magazina dhe sallat e shitjes) dhe lëvizjet e stafit dhe konsumatorëve në ambjentet e dyqanit;


Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Monitoron mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë;
  • Është përgjegjës për sigurinë e mallrave dhe monitorimin e lëvizjes së Cash-it;
  • Kujdeset për respektimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të të gjithë stafit;
  • Kontrollon respektimin e procedurave të sigurisë;
  • Monitoron respektimin e procedurave në rast zjarri;
  • Kontrollon dyert e emergjencës si dhe mbikqyr gjatë gjitha kohës që pajisjet kundra zjarrit të jenë në funksionim;
  • Kontrollon dhe instrukton punonjësit e sigurisë si dhe monitoron prezencën e manualeve shenjëdalluese të sigurisë;
  • Kontrollon dhe monitoron të gjithë vizitorët në dyqan;
  • Informon punonjësit mbi cdo cështje të sigurisë në punë;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e rasteve të vjedhjes nga konsumatorët dhe punonjësit;
  • Është përgjegjës për respektimin e procedurave në ambjentet e magazinës dhe në dyqan;
  • Është përgjegjës për ndjekjen e procedurave për qarkullimin e mallrave si nga hyrja e personelit, magazinë, dhe dalja e klientit;
  • Menaxhon situatat e ndryshme që mund të krijohen në dyqan;
  • Kryen detyra të tjera që i përcaktohen nga Menaxheri i Sigurisë;

Kualifikimet

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme.
b. Eksperiencat e punës: 6 muaj - 1 vit eksperiencë pune në pozicion të njëjtë.
c. Kualifikime të tjera:

  • Njohuri bazë të kompjuterit;
  • Njohja e një gjuhe të huaj përbën prioritet;

d. Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të komunikuar informacionet qartë dhe në mënyrë korrekte;
  • Aftësi të mira drejtuese dhe të jetë i aftë të supervizojë dyqanin;
  • Aftësi në përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme per realizimin e detyrës, etj.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected]
ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.


INFORMACIONE KONTAKTI