Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 97999

Civil Engineer

Tirane, Shqipëri 07-02-2025 edhe 14 ditë
Kodi Punës: 97999

Civil Engineer



Kompania Agikons

Civil Engineer

• Kohë e plote

  • • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite;
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Inxhinier Civil

Kohë e plote

---

Jo

Jo

---

07-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.


Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite;
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI