Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 97974

Operatore Impianti

Tirane, Shqipëri 06-02-2025 edhe 13 ditë
Kodi Punës: 97974

Operatore Impianti



Kompania Kalaja Talent Consulting

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Mekanik

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Jo

150000 ALL

06-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Operatore Impianti.


Detyrat

  • Të kryejë ndezjen dhe vënien në punë të impiantit të fabrikës duke u siguruar që të jenë ndjekur të gjitha hapat e procedurës së nevojshme për të evituar avari apo komplikime të parashikueshme.
  • Të ndjekë zbatimin e të gjithë procesit të prodhimit duke monitoruar të gjithë parametrat e impiantit dhe përputhshmërinë e tyre kriteret e parashikuar nga eprorët.
  • Të identifikojë avaritë e ndryshme lehtësisht të dallueshme nga ana e tij nëse ka në impiant, si dhe të bashkëpunojë me ekipin e mirëmbajtjes për riparimin e tyre.
  • Të monitorojë riparimet e ndryshme, proceset e mirëmbajtjes së impiantit dhe cdo lloj modifikimi deri në vënien në funksionalitet të plotë të impiantit.
  • Të respektojë udhëzimet e dhëna nga drejtuesit e kompanisë për grafikun e prodhimit në kushtet kohore, sasiore dhe cilësore, ku mirëpriten dhe propozimet për ecuri sa më efektive.
  • Të kryejë kontrollin e cilësisë së produktit përfundimtar dhe të propozojë alternativa për përmirësim.
  • Të plotësojë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që kërkohet dhe të plotësojë raportet e ndryshme periodike që mund të kërkohen nga ana e drejtuesve të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në inxhinieri mekanike ose megatronike.
  • Eksperiencë e mëparshme pune, preferohet ne fabrika ose perpunim.
  • Të ketë njohuri baze mekanike dhe te funksionit te makinerive.
  • Njohje e programeve kompjuterike të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni  CV-ne ne adresen tone te e-mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 0697686732.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kalaja Talent Consulting

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting  siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.

Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla  dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne  ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata  më mirë me nevojat e organizatës.

Misioni ynë  është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre  duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar  integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.


INFORMACIONE KONTAKTI