Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 97968

Menaxher Projekti-Inxhinier i Elektrik

Tirane, Shqipëri 06-02-2025 edhe 13 ditë
Kodi Punës: 97968

Menaxher Projekti-Inxhinier i Elektrik



Kompania Kalaja Talent Consulting

Menaxher Projekti-Inxhinier i Elektrik

• Kohë e plote

  • • Perdorim te Autocad;
  • • Njohuri te mira te gjuheve anglisht/italisht;
Tirane

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit: Vendodhja:

Inxhinier Elektrik

Kohë e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

---

06-02-2025

Tirane, Shqipëri


Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje  Menaxher Projekti-Inxhinier i Elektrik.


Detyrat

  • Pergatit te gjithe dokumentacionin e nevojshme per fillimin e punes ne objekt sipas listes ne dokumentin ”Procedura Hapje Kantieri”.
  • Pergjegjes per pergatitjen dhe kontrollin e vazhdueshem te nje plan buxhet te plote per projektin mbasi ka kontrolluar vizatimet e projektit, specifikimet e tij, kontraten dhe oferten e miratura nga investori / kontraktori.
  • Planifikon dhe pergatit planin e punes per projektin ne perputhje me planin e projektit te ndertimit
  • Planifikon fuqine punetore me drejtuesin teknik, kombinimi dhe drejtimi i ketij ekipi projekti dhe menaxhimi i ketij grupi ne menyre sa me te disiplinuar.
  • Pergjegjes per evidentimin e bazes materiale ne objekt dhe sigurimin e tyre ne bashkepunim me departamentet perkatese.
  • Bashkepunon me Inxhinierin e kantierit per te analizuar kerkesat per baze materialesh nese jane ne perputhje me projektin elektrik dhe i dergon ato tek furnitori per porosi. (ky material pergatitet nga ing. i kantierit)
  • Monitoron me ing. Kantierit ose Skuadren e Punes ecurine e punimeve ndertimore per kryerjen e punimeve ne kohen perkatese.
  • Ne bashkepunim me Inxhinierin e kantierit pergatit dhe propozon tek administratori oferten per kerkesa te projektit per zera te parashikuara ne kontrate.
  • Menaxhon korrenspondecen dhe dokumentat e projektit ne perputhje me kontraten ose sipas praktikave te kompanise.
  • Kujdeset qe te gjitha materialet sensitive te jene edhe ne folderin elektronik (share), sipas struktures te organizimit te tyre te miratuar
  • Monitoron ecurine e punonjesve te objektit dhe eshte ne dijeni per prezencen e tyre ne pune. Pergatit ne kohe timesheet (koheshenues) per projektet e ngarkuara dhe dorezon sipas afatit te paracaktuar ato prane drejtuesit teknike.
  • Negocion dhe zgjidhe kerkesat e klientit.
  • Asiston kostoistin me informacione teknike qe sherbejne per menaxhimin e aspektit financiar te projektit.
  • Perfaqeson kompanine ne takime nga investitori/kontraktori lidhur me projektin.
  • Supervizon dhe monitoron ing. Kantierit / Skuader e punes per projektet qe eshte pergjegjes.
  • Menaxhon faturimin e objektit duke u dakortesuar me departamentin e Finances dhe te dorezoje ne kohe dokumentacion e kerkuar per te mundesuar faturimin mujor.
  • Pergatit dhe dorezon te gjithe dokumentacionin per procedurat e mbylljes se projektit sipas kontrates ose sipas kerkesave te investitorit.
  • Kryen post analiza per kostot e projektit, per te percaktuar vende me hapsira per permisime ne projekte te tjera dhe i raporton tek administratori dhe tek kostoisti.
  • Nuk negocion shtesa kontrate per zera qe nuk jane pjese e kontrates pa miratimin e administratorit.
  • Raporton ne menyre direkte tek Administratori i kompanise dhe merr raporte nga inxhinieri i kantierit dhe/ose direkt nga skuadra e punes.

Kualifikimet

  • Perdorim te Autocad.
  • Perdorim te mire te paketes Microsoft Office (Word, Excel).
  • Leje Drejtimi Kategoria B.
  • Te kete njohuri te mira ne gjuhet e huaja anglisht/italisht.
  • Komunikim profesional me koleget.
  • Aftesi per te kryer detyra ne menyre profesionale dhe brenda etikes se punes.
  • Aftesi per te motivuar veten dhe grupet e punes.
  • Aftësi superiore deleguese dhe menaxhuese.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe menaxhimit të burimeve.
  • Te kete perfunduar studimet e larta ne Automatizim, Energjitike, Elektrike Etj.
  • Te disponoje certifikata apo kualifikime te ndryshme.
  • Te kete eksperience ne menaxhimin e nje projekti mbi 3-4 vite.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni  CV-ne ne adresen tone te e-mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 0697686732.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kalaja Talent Consulting

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting  siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.

Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla  dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne  ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata  më mirë me nevojat e organizatës.

Misioni ynë  është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre  duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar  integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.


INFORMACIONE KONTAKTI