Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 90017

Specialist Llogjistike

Tirane, Shqipëri 12-06-2024 edhe 23 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Logjistike

Kohë e plote

Pak eksperience 0 - 2 vite)

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

12-06-2024

---

---


Përshkrimi

Specialisti i Llogjistikës do të jetë përgjegjës për organizimin e sigurt dhe efikas, pranimim dhe dërgimin e materialeve, mallrave dhe produkteve të magazines për furnizimin e operacioneve të biznesit dhe kërkesave të klientëve.


Detyrat

  • Koordinon me ekipin e shitjeve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për plotësimin e nevojave të klientëve në kohë duke kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive të biznesit me klientët.
  • Kujdeset për marrjen e informacioneve sa më të sakta dhe të domosdoshme nga kërkesat e klientëve dhe përpunimin e të dhënave për organizimin e transportit të ngarkesave në kohën e duhur.
  • Zbaton procedurat logjistike të kompanisë për transportin e produkteve dhe materialeve.
  • Koordinon me agjensitë doganore në import dhe export për përgatitjen në kohë të procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit përkatës.
  • Organizon aktivitetin e dërgimit të produkteve në mënyrë që porositë të transportohen dhe mbërrijnë në destinacion (tek klientët apo magazinat) me sasinë, cilësinë, gjendjen dhe në kohën e duhur.
  • Kujdeset që dokumentat dhe faturat shoqëruese të mallrave plotësohen në mënyrën dhe formatin e duhur dhe bashk-shoqërojnë mallrat në transport.
  • Kujdeset që mjetet e transportit të jenë të kompletuara me dokumentacionin përkatës për transportin e mallrave sipas kërkesave të ligjeve në fuqi.
  • Sigurohet që mjetet e transportit të ngarkohen sipas kapaciteteve dhe në përputhje me rregullat e transportit të mallrave, për të marrë efektivitetin maksimal.
  • Punon ngushtësisht me departamentet e tjera brenda kompanisë në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efektive kërkesat e klientëve: për të maksimizuar mundësitë për shitje ose minimizuar mungesat që mund të kenë efekte negative në biznes, sipas rastit.
  • Drejton, optimizon dhe koordinon ciklin e plotë të lëvizjes së mjeteve të transportit.
  • Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedures standarte të transportit;
  • Plotëson dokumentacionin për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi volumin e veprimtarisë së transportit dhe mirmbajtjes, cilësinë, sasisë, kohëzgjatjen e lëvizjes dhe dorëzimit, kostot e riparimeve, transportit dhe efikasitetin.
  • Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar universitetin, në degën Financë, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune e dëshmuar si Specialist Logjistike, minimumi 3 vite përvojë;
  • Njohuri shumë të mira të organizimit, shpërndarjes dhe menaxhimit të logjistikës;
  • Njohuri të mira kompjuterike, duke përfshirë aftësi në Microsoft Office dhe në sisteme të tjera kompjuterike.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruara.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të trajtuar projekte të shumta.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Adresa e kompanisë: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, Tirana Industrial Park, Vorë, Tiranë, Shqipëri

Ju lutem na shkruani ose dërgoni kontaktet për të patur një takim në adresën e email-it: [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://www.atronix.al/


Atronix

ATRONIX is an Electronic Manufacturing Services (EMS) provider in Albania (South-East Europe).

ATRONIX is driven by a clear vision to provide high-quality Electronic Manufacturing Services (EMS).

The specific industries and applications that the services cater to:

• Automotive Electronics

• Industrial and Manufacturing

• Telecommunications

• Medical Electronics

• Energy and Power Electronics