Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 89934

Financier/e

Tirane, Shqipëri 11-06-2024 edhe 22 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Financier

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

11-06-2024

---

---


Përshkrimi

Fianancier/ja është përgjegjës për përpunimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, që përfshin të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, arkëtim-pagesave të kompanisë, buxhetimit si edhe analizave financiare të tyre.


Detyrat

  • Njeh dhe zbaton standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Kontabilizon veprimet bankare, fatura blerje, fatura shitje, kontrollin e investimeve dhe kontabilizimin e aseteve.
  • Siguron përputhjen e kërkesave financiare me legjislacionin tatimor.
  • Realizon rakordimet mujore të librave të blerjes/shitjes në sistemin ‘’selfcare’’ të tatimeve dhe në programin financiar të shoqërisë.
  • Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
  • Ndjek dhe implementon të gjitha ndryshimet e realizuara në legjislacionin tatimor.
  • Kontrollon sistemin e informacionit të kompanise duke përfshirë buxhetimin dhe
  • Merr pjesë në përpunimin dhe hedhjen e të dhënave në sistemin informatik të shoqërisë.
  • Përgatit vlerësimin e kostove për produktet sipas projekteve teknike.
  • Realizon mbajtjen nën kontroll e stokut të nevojshem për veprimtarinë prodhuese duke u orientuar nga plani i shitjeve.
  • Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
  • Analizon likuiditetin (Cash Flow), kontrollon kostot dhe shpenzimet me qëllim që të ofrojë informacionin e duhur te Drejtori Ekzekutiv.
  • Realizon plotësimin e listëpagesave, kontabilizimin e pagave dhe shpenzimeve financiare.
  • Rakordon, kontrollon dhe përpunon pasqyrat financiare të shoqërisë.
  • Bashkëpunon me audituesit e kompanisë si edhe me kontrollin e brendshëm në lidhje me pasqyrat financiare të shoqërisë.
  • Përgatit raportet financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Realizon analizen e kostove të ndara në kosto direkte dhe indirekte.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Kontabilist/Financier. 
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe programit Financiar ‘’Financa 5”
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në përgatitjen e raporteve financiare.
  • Të zotrojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Adresa e kompanisë: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, Tirana Industrial Park, Vorë, Tiranë, Shqipëri

Ju lutem na shkruani ose dërgoni kontaktet për të patur një takim në adresën e email-it: [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://www.atronix.al/


Atronix

ATRONIX is an Electronic Manufacturing Services (EMS) provider in Albania (South-East Europe).

ATRONIX is driven by a clear vision to provide high-quality Electronic Manufacturing Services (EMS).

The specific industries and applications that the services cater to:

• Automotive Electronics

• Industrial and Manufacturing

• Telecommunications

• Medical Electronics

• Energy and Power Electronics