Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 89930

Drejtor Kantieri Durres

Durres, Shqipëri 11-06-2024 edhe 22 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Inxhinier Ndërtimi

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

11-06-2024

---

---


Përshkrimi

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Drejtor Kantieri

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Durrës 

Përmbledhja e Rolit: Drejtori i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e zbatimit të projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendimarrëse. Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.


Detyrat

  • Të vlerësojë fuqinë puntore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që projekti të përfundoj në kohën, cilesinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar të punimeve;
  • Mbikqyrja e punimeve ditore në objekt dhe monitorimi i progresit të punimeve;
  • Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve;
  • Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin teknik dhe financiar në shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit si dhe të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor të objektit;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për sigurimin teknik të kantierit;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për kontrollin e cilësisë;
  • Përgatitje e korrespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore të shoqërisë, supervizorin dhe/ose investitorin;
  • Të kontrolloëj dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodologjinë e zbatimit të shoqërisë;
  • Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nën-kontraktorëve;
  • Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit; 
  • Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktorëve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime, dhe shërbime.

 


Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Eksperiencë pune 7-10 vjet;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur në mënyrë sa më efikase problematikat;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe efikase;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, dhe raportuese;
  • Të ketë njohuri dhe aftësi praktike me programet kompjuterike si, (CAD, EXCEL, MS PROJECT, etj).

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Progeen shpk operon në fushën e ndërtimit në vend edhe si kontraktor edhe si investitor në ndërtimin e godinave civile të banimit i përqendruar në Tiranë. Në 4 vjet Progeen ka zgjeruar portofolin e investimeve të saj në mënyrë shumë cilësore dhe në të njejtën kohë ka përfunduar me sukses kontrata të rëndesishme për palë të treta. Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.


INFORMACIONE KONTAKTI