Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Fondi Besa

Fondi Besa sh.a është institucion financiar jo banke dhe aktiviteti i tij përfshin:
-Kredidhënie për bizneset e vogla dhe të mesme;
-Shërbim pagesash dhe arkëtimesh;
-Ndërmjetësim për transaksionet monetare (duke përfshirë dhe valutat);
-Ofrimin e garancive bankare;
-Shërben si agjent ose këshilltar financiar.

Misioni
Misioni i Fondit BESA sh.a është të ndihmojë në rritjen ekonomike...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga: "Brigada e VIII", Pallati 5, Ish Blloku.
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +35542253841/ 2
  • Mobile:
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 17-02-2020 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Audit
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
17-02-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Fondi BESA Sh.a., eshte nje nder institucionet me te medha mikrofinanciare ne Shqiperi, i cili u ofron individeve kredi mikro, te vogla dhe te mesme per te hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurese.
Fondi Besa SHA synon te zhvilloje nje sistem te shendoshe te kontrollit te brendshem me qellim qe te siguroje besueshmeri, plotesi dhe saktesi te informacioneve operacionale, financiare, te drejtimit si dhe te sigurojne pajtueshmeri me ligjet dhe rregulloret dhe politikat e zbatueshme ne fushen e kredidhenies. 
Auditi i Brendshem i shoqerise siguron ne menyre te pavarur organet drejtuese te shoqerise mbi cilesine dhe efektivitetin e kontrollit te brendshem si dhe mbi sistemin dhe proceset e drejtimit si dhe administrimit te rreziqeve.
Organet Drejtuese te Shoqerise Fondi Besa Sh.a., shpallin konkurimin per vend te lire pune ne pozicionin: Drejtor i Departamentit te Auditit te Brendshem.

Detyrat

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Drejtorit te Departamentit te Auditit te Brendshem jane:
•  ekzaminimin dhe vleresimin e pershtatshmerise dhe efektivitetit te sistemeve te kontrollit te brendshem; 
• rishikimin e aplikimit dhe efektivitetin e procedurave per menaxhimin e rrezikut dhe metodologjive per vleresimin e rrezikut; 
• rishikimin e sistemeve te menaxhimit (drejtimit) dhe te informacioneve financiare, perfshire sistemet IT te shoqerise;
•  rishikimin e saktesise dhe besueshmerise se regjistrave te kontabilitetit dhe te raporteve financiare; 
• rishikimin e sistemit te shoqerise per vleresimin e kapitalit ne lidhje me vleresimin e rrezikut; 
• vleresimin e pershtatshmerise dhe efikasitetit te operacioneve;
• testimin e transaksioneve dhe te funksionimit te procedurave specifike te kontrollit te brendshem; 
• rishikimin e sistemeve te themeluara per te siguruar pajtueshmeri me kerkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave; 
• testimin e besueshmerise dhe perpikshmerise se raportimeve rregullative dhe
• kryerjen e detyrave specifike te auditimit. 

Kualifikimet

• Te kene diplome universitare ose “Master shkencor”, si rregull ne ekonomi;
• Te kete reputacion te larte etik dhe profesional;
• Te kete aftesi  profesionale  në  zbatimin  e  standardeve  nderkombetare  te  kontrollit te brendshem, te procedurave dhe teknikave te kontrollit ne te gjitha fushat e aktivitetit te kredidhenies;
• Te kete njohje ose pervoje ne zbatimin e standardeve te kontabilitetit dhe te standarteve nderkombetare te raportimit financiar;
• Te kete njohje te parimeve te administrimit te rrezikut dhe teknikave prudenciale te auditimit te brendshem te institucioneve financiare;
• Te kete jo me pak se 3 vjet  eksperience ne fushen e kontabilitetit, te auditimit ose kredidhenies; 
• Te kene aftesi te mira komunikuese dhe manaxheriale;
• Te kene njohuri te mira te gjuhes angleze;

Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:

1. Kerkese per punesim.
2. Curriculum Vitae.
3. Fotokopje te Diplomes Universitare te shoqeruar me liste notash te noterizuara.
4. Deshmi te ndryshme kualifikimi.
5. Reference pune nga punedhenesi i fundit.
6. Fotografi (1 cope).

Dokumentacioni i kerkuar te paraqitet brenda dates 20 Shkurt 2020 dhe te dorezohet ne zarf te mbyllur ne Zyren Qendrore te Fondit Besa sh.a. me adrese: Rruga “Dritan Hoxha”, Ndertesa nr.109, Kodi Postar 1023, Tirane.

Shënime


Per çdo informacion tjeter mund te vizitoni faqen tone zyrtare ne internet www.fondibesa.com  per t’u njohur me kriteret dhe vendet e punes te shpallura per konkurim ose mund te kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerezore prane Zyres Qendrore, ne Numrin e Telefonit: 04 22 53 841/842.




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".