Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Qendra Tek Ura

‘Tek Ura is a faith based organisation that is passionate about working with people to change lives and transform the environment around us. We believe that everyone should be valued in our community and life is better when we care for and support each other. We want to celebrate diversity, challenge prejudice, and break down barriers, and instead build bridges and widen possibilities. We want to encourage an attitude of gratitude...

INFORMACIONE KONTAKTI

--- Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 17-02-2020 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Administrim biznesi
Tipi i punës
Kohe e pjesshme
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
28000 ALL
Data e përfundimit
17-02-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

E formuar në vitin 2016, 'Tek Ura' mund të përshkruhet më së miri se ka tre pjesë ndërlidhëse. Ne jemi një kishë e gjallë 'Komuniteti i Besimit tek Ura', e përbërë nga grupe të komunitetit që takohen për t'u lutur, ngrënë, folur dhe për të diskutuar se si ti jetojmë vlerat tona në mënyrën më të mirë. Ne jemi gjithashtu një qendër komunitare, që angazhohemi me komunitetin tonë duke përdorur ndërtesën dhe objektin tonë si hapësirë ​​komunitare. Tek Ura është gjithashtu një Organizatë e regjistruar Joqeveritare dhe një agjensi zhvillimi që është rritur me shpejtësi kohët e fundit, duke siguruar një sërë shërbimesh që ndihmojnë në përmirësimin e jetës, sic është një klinikë fizioterapie, munësi mësimi dhe lehtësim të krizave.   

Përshkrimi i Punës
 
A jeni i fortë por në të njëjtën kohë i afrueshëm dhe shoqërueshëm, i apasionuar, por i organizuar, i sigurt dhe i mirë me njerëzit? A janë maturia, mirësia dhe besueshmëria pjesë e principeve të tua udhëheqëse? A ju pëlqen sfida? Nëse po,ne kemi rolin ideal për ju. Ne jemi në kërkim të një nëpunësi të kualifikuar dhe të përkushtuar ndaj misionit për tu bërë pjesë e skuadrës sonë miqësore dhe dinamike. Ju do të luani një rol kryesor në organizimin dhe mirëmbajtjen e sistemit tonë të administrimit dhe do të siguroni që qendra jonë të funksionojë pa probleme. 
Nga ofrimi i mbështetjes për rekrutimin dhe administrimin e politikave të stafit deri në sigurimin e furnizimit të plotë të artikujve të shkrimit, ju do të jeni një pjesë thelbësore e asaj që mundëson Organizatën Tek Ura të funksionojë në mënyrën e duhur dhe ajo që i nxit punonjësit tanë të përmirësojnë jetë. 
 
Aftësi të shkëlqyera administrative dhe organizuese janë të domosdoshme  

Detyrat

Përgjegjës për funksionimin efikas të ndërtesës, pajisjeve dhe sistemit të administrimit të Tek Ura.  

Fushat e rëndësishme të përqendrimit dhe përgjegjësisë:

  • Ruan funksionimin e qetë në hapësirën e zyrave të qendrës.
  • Siguron mbështetje për rekrutimin dhe administrimin e politikave të stafit.
  • Përkthen dokumentat e anëtarëve te skuadrës.
  • Përpilon oraret e zyrës, koordinon takimet dhe vizitat, organizon dosjet, I përgjigjet telefonatave, mban shënime gjatë mbledhjeve dhe kryen një sërë detyrash të tjera thelbësore. 
  • Ruan një mjedis të sigurt përsa I përket ndricimit të duhur, sinjalizimit dhe aksesit për personat me aftësi të kufizuar.
  • Harton dhe rifreskon planet e emergjencës dhe procedurat e evakuimit.
  • Mbikqyr sigurinë, parandalimin e zjarrit dhe sisteme të tjera të sigurisë.
  • Siguron që ndërtesa është e përshtatshme për qëllimet e saj dhe I plotëson standardet e higjenës.
  • Mundëson që banorëve të cilët përdorin këtë ndërtesë tu sigurohen shërbimet e duhura. 
  • Organizon punësimin e kontraktorëve sipas nevojave për mirëmbjatjen apo riparimin e ndërtesave.

Kualifikimet

 Të Nevojshme

  • Përvojë të paktën 2 vjecare në një ambient ekuivalent pune
  • Të jetë I pajisur me diplomë (ose ekuivalente/ I kualifikuar nga përvoja)
  • Aftësi të shkëlqyera organizuese dhe të menaxhimit të kohës  I aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të ndërmarrë iniciativë.
  • Aftësi të shkëlqyera administrimi dhe komunikimi ne të dyja gjuhët- angleze dhe shqipe.
  • Në gjendje të përdorë me profesionalizëm programet e biznesit (p.sh. Microsoft Office, Word, Excel, Powerpoint) dhe i aftë të përdorë me kompetencë median sociale (Instagram, Facebook, Twitter)
  • Nivel I larte I integritetit personal, një përputhje e plote me vlerat dhe karakterin e Tek Ura

    Të Dëshirueshme

  • Përvoje pune në një organizatë jo qeveritare në një rol të ngjashëm
  • Përvojë pune në një mjedis dy gjuhësor Përvojë në mbjatjen e një website dhe menaxhimin e mediave sociale.
  • Patentë për ngarjen e makinës Përvojë në administrimin e një buxheti për një zyrë të vogël (p.sh. para te vogla).
  • Njohuri e gjuhës angleze të nivelit C1 ose më të lartë.

Si të aplikoni

Tek Ura gjithmonë përpiqet të arrije barazinë, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen dhe inkurajon aplikime nga të gjithë sektorët e komunitetit. Ne gjithashtu ofrojmë orë fleksibël pune. 

Intervistat do të bëhen sapo aplikimet të fillojnë të vijnë në zyrë tonë, kështu që ju inkurajoheni të paraqisni një CV, letër motivimi dhe dy referenca sa më shpejt të jetë e mundur si meposhte.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Vetëm aplikantët që ndjekin këto udhëzime do të merren në konsideratë.  




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".