Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Kid Zone

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqan...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Qendra Tregtare TEG ne lindje te Tiranes, 4 km nga Qendra e Tiranes dhe Qendra Tregtare Univers, QTU Autostrada Tirane -Durres, km 6
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 042380002
  • Mobile: 066
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 24-12-2019 edhe 10 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Shitje
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
24-12-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.  

Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.  

Pozicioni: Menaxher Dyqani

Departmenti: Operacional

Vendodhja: TIRANE  

Permbledhja e Pozicionit: Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin dhe koordinimin e te gjithe proceseve operacionale dhe vendimarrjen ne dyqan. Ai/ Ajo kujdeset per aplikimin korrekt te standardeve te kompanise, optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit te njesise qe ai/ ajo drejton, zhvillimin profesional te ekipit te tij/saj dhe prezencen e markes ne syte e klientit duke ofruar nje sherbim te shkelqyes qe tejkalon pritshmerite e klientit.

Detyrat

  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit ne teresi, si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit;
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in ne dyqan duke marre rol aktiv ne procesin e vendimarrjes;
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera te stokut nga palet e treta;
  • Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuar ne standardet e kompanise;
  • Pergjegjes per koordinimin e veprimeve ne kase (hapje mbyllje, postime ditore, numerim kasaforte, shperndarje monedhash) dhe mirefunksionimin e tyre ne mungese te supervizorit te arkave ose kur e shikon te nevojshme.
  • Koordinon punen e punonjesve operacional, supervizoreve, merchandiserit, si dhe price specialist;
  • Harton me kujdes orarin e punes per te gjithe stafin e dyqanit bazuar ne proceduren e brendshme te kompanise dhe ne nje planifikim sa me eficent te proceseve operacionale;
  • Eshte pergjegjes per trajnimet e stafit te te gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset per efektivitetin e trajnimit, shpejtesine dhe cilesine e pershtatjes te stafit te ri;
  • Merr masa administrative brenda kompetences se vet per shkelje te standardeve te kompanise dhe procedurave te brendshme ne bashkepunim me departamentet perkatese;
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke perfshire shumellojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre dhe trajnon stafin ne lidhje me keto;
  • Njeh me se miri aftesite dhe mangesite e ekipit te tij dhe perpiqet ne menyre aktive per permiresimin e vazhdueshem te ekipit;
  • Raporton cdo incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
  • Perpilon dhe pergatit raporte te ndryshme te kerkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore.

Kualifikimet

Kerkesat: Edukimi: Arsim i larte

Eksperiencat e punes: Te pakten dy vite pervoje ne menaxhim (Retail perben avantazh).

Kualifikime te tjera:

  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera;
  • Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar.  

Aftesi te tjera:

  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eperoret.    

Menyra e aplikimit*: Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Afati i dorezimit: 24/12/2019.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale".




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".