Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1 Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 48830021
  • Mobile: 0684052085
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 18-12-2019 edhe 4 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
18-12-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Menaxheri Financiar do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë financiare për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga Departamenti i Prodhimit Artistik. 

Detyrat

  • Realizon kontroll dhe analizë kostoje të produkteve artistike të tilla si piktura, fasada, skulptura, vazo qeramike, vitrazhe, mozaik etj.
  • Ndjek dhe plotëson nevojat me materiale që nevojiten për prodhim te repartet artistike të qeramikës, mozaikut, vitrazhit.
  • Ndjek dhe analizon ecurinë e projekteve duke evidentuar problematikat që hasen gjatë zbatimit të projekteve.
  • Problematika teknike të tilla si: problemet e makinerive, problemet e kushteve teknike të materialeve, të ambjenteve etj. Pas konstatimit të problemit ofron disa zgjidhje alternative dhe e paraqet për vendimarrje te Drejtuesi i Kompanisë.
  • Përzgjedh ofertat më të mira për materialet e nevojshme që kërkohen për realizimin e projekteve.
  • Harton me saktësi dokumentat e nevojshme financiare brenda afateve të kërkuara dhe i dorëzon në departamentin e financës si situacionet mujore për prodhimin e produkteve të reparteve, flet hyrje, flet dalje, fatura shitjeje, etj.
  • Ndjek rakordimin e detyrimeve me klientë, furnitorë dhe realizimin e pagesave dhe arkëtimeve.
  • Realizon kontroll dhe rakordim të inventarit fizik me inventarin kontabël.
  • Zhvillon mekanizmat e nevojshëm financiare për minimizimin e riskut duke u informuar nga ana teknike tek specialistët përkatës për veçoritë teknike të produktit, në mënyrë që të minimizohen rrisqet e dëmtimeve dhe marrjen e masave paraprake.
  • Analizon tendencat e tregut për produktet artistike duke analizuar çmimet e produkteve që prodhohen nga sektori artistik me çmimet e tregut.
  • Angazhohet në promovimin e produkteve artistike, duke i ekspozuar në ambjentet e frekuentuara nga klientë të ndryshëm, te rezidencat e grupit, resortet, ambjentet e dhëna me qera etj.
  • Realizon raporte ditore/javore/mujore për ecurinë e sektorit dhe raporte financiare.
  • Kërkon vazhdimisht projekte ide te Drejtori Artistik, Projektuesit, Menaxherët, në mënyrë që të planifikojë ecurinë e sektorit të prodhimit.
  • Harton skedat dhe planin mujor të prodhimit të reparteve dhe ndjekjen me përpikmëri të zbatimit të planit.
  • Siguron përmbushjen e standardeve nga punonjësit e sektorit artistic, të tilla si sigurimi teknik dhe që të pajisen me mjetet e nevojshme gjatë punës.
  • Identifikon dhe përmirëson fazat e proçeseve të punës me qëllim rritjen e produktivitetit.
  • Komunikon departamentit të burimeve njerëzore hyrjen dhe daljen nga skema të punonjësve të sektorit artistik.  

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, preferohet në Finance ose ndonjë Fakultet tjetër të ngjashëm.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Menaxher.
  • Të ketë njohuri në fushat artistike.
  • Të ketë njohuri të mira gjuhëve të huaja, preferohet Anglisht.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxheriale.
  • Të ketë njohuri të Paketës Office dhe Alpha Bussines.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 18.12.2019 në adresën email.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".