Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka, Nd. 5, H.3, Njesia Bashkiake Nr 9, Kodi Postar 1016, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 04 238 9077
  • Mobile: 04 238 9077
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Berat , Shqipëri 30-11-2019 edhe 8 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Specialist
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
30-11-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 33 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë. Sot Union Bank ka rreth 450 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t'i përmirësojmë vazhdimisht ato. Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti të Shërbimit të Klientit, në degën e Beratit. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.                                                                                  

Specialist i Shërbimit të Klientit / Dega Berat

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore :

  • Të ofrojë me korrektësi, cilësi dhe shpejtësi të gjitha shërbimet bankare ndaj klientëve të Bankës.
  • Të identifikojë dhe trajtojë nevojat e klientit në mënyrë profesionale me qëllim kthimin e tyre në shitje dhe arritjen e targeteve/objektivave të vendosura nga menaxhimi.
  • Të informojë me profesionalizëm klientët e bankës në lidhje me gamën e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Banka.
  • U sugjeron klienteve të cilët paraqiten për të marrë një produkt/shërbim, produkte dhe shërbime të tjera të ofruara nga Banka.
  • Të garantojë përputhshmërinë me rregullat dhe proçedurat e punës së Bankës, kushtet e përgjithshme të biznesit si edhe kushtet e punës së aplikuara nga Banka.
  • Eshtë përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës për secilin produkt apo transaksion të kryer, në përputhje me rregulloret në fuqi.
  • Të ekzekutojë në sistem transaksionet e klientëve duke i kushtuar kujdes aplikimit të rregulloreve operacionale të bankës dhe kërkesave rregullatore në fuqi.  

Kualifikimet

Profili i kërkuar:

  • Arsimi i lartë ekonomik ose në fushë të ngjashme me të.
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në sektorin bankar në të njëjtin pozicion.
  • Aftësi shumë të mira të ndërveprimit me klientët.
  • Korrekt dhe i/e saktë.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brënda datës 30 Nëntor 2019: CV Letër "Shprehje Interesi" për pozicionin Kopje të diplomës dhe listës së notave Referenca nga punëdhënës të mëparshëm në njërën nga adresat e mëposhtme: Dega e Union Bank Lagjja 22 Tetori (përballë shëtitores) Berat dhe Union Bank             Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit, Tiranë   si dhe ne adresen  E-mailit .                                                                

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë ne adresen e emailit te Union bank.




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".