Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Teatri Kombetar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor

Dy dekadat e para të shekullit XX në Shqipëri karakterizohen nga lëvizje të shumta artistiko-kulturore (aktivitete muziko-teatrale, bandat muzikore, etj.) ku protagonistët kryesorë ishin shoqëritë artistike të përqendruara fillimisht në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës, për t’u përhapur më vonë në të gjithë vendin. Ndër aktivitetet e shoqërive artistike në Shkodër numërohen një sërë melodramash të kompozitorëve shqiptar. Në vitin 1...

INFORMACIONE KONTAKTI

--- Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë

Kodi Punës: 42069 Skulptor

Specialist
Tirane, Shqipëri 07-11-2019 edhe 23 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Specialist
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
07-11-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës Specialist/Skulptor në Drejtorinë e Produksionit Skenik.  Kandidatët për  pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Skulpturë bachelor + master ose diplomë ekuivalente me to);
  2. Të ketë kryer vepra artistike personale ose të ketë qenë bashkëpunëtor në projekte artistike.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

1.Jetëshkrimi CV;

2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

7.Foto të punëve artistike të realizuara

8.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime për bashkëpunimet artistike apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP (zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së deri me datë 10.11.2019.Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al; faqja zyrtare e facebook të TKOBAP.

 

Shënime

Duke klikuar më poshtë do t'ju shfaqet emaili i kompanisë për të aplikuar tek pozicioni.
Kliko këtu për të dërguar CV tënde direkt tek kompania



Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".