Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Digicom shpk

DIGICOM është njё nga kompanitё mё inovatore tё komunikimit në Shqipëri. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm duke përdorur teknologjinё e rrjetit me fibra optike dhe IP. Jo shumё kompani kanё shansin pёr tё ndryshuar jetёn e njerёzve nёpёrmjet inovacionit. Ҫdo ditё po rritet numri i klientëve të cilët i besojnё teknologjisё sё rrjetit te Digicom me fibra optike dhe shërbimit që ata ofrojnë. Sepse DIGICOM ofron atë që...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Papa Gjon Pali II, ABA Business Center, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 04-11-2019 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier telekomunikacioni
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
04-11-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Tiranë, ofroj vend pune Voip System Engineer Mundësi e re punësimi për të interesuarit! "Digicom" sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV. Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj. Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t'u bërë pjesë e këtij ekipi. Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit Teknik, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Detyrat

Titulli i pozicionit: Voip System Engineer

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Instalon, konfiguron dhe mirëmban të gjitha sistemet VoIP të kompanisë duke përfshire ketu IP-PBX.

2. Planifikon implementimin e shërbimeve të reja VoIP duke analizuar kërkesat teknike dhe resurset e nevojshme për ofrimin e shërbimeve.

3. Ndjek zhvillimet e reja në teknologjinë VoIP dhe sugjeron nevojat për update/upgrade të sistemeve aktuale.

4. Bashkëpunon me grupet e suportit për të zgjidhur biletat e hapura nga klientet e Digicom për probleme të ndryshme me shërbimin VoIP.

5. Asiston agjentet e shitjeve duke sugjeruar zgjidhje teknike për realizimin e kërkesave të ndryshme të klienteve të Digicom.

6. Monitoron dhe identifikon kapacitetet dhe performancën e sistemeve duke garantuar funksionimin e pandërprerë të sistemeve të telefonisë.

7. Trajnon në menyrë te vazhdueshme grupet e suportit rreth funksionaliteteve dhe problemeve të ndryshme të teknologjisë VoIP.

Kualifikimet

Kërkesa për kandidatët (Kandidatët e interesuar duhet të zotërojnë njohuritë teknike si më poshtë)

1. Duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme jane degët e elektronikes, informatikës).

2. Të ketë të paktën 2 vjet eksperience pune me sistemet VoIP. Preferohen kandidatët me eksperience të mëparshme në Internet Service Provider.

3. Njohuri praktike në instalimin dhe konfigurimin e sistemeve IP-PBX, eksperiencë me sistemet Asterisk dhe A2Billing konsiderohen një plus.

4. Të ketë njohuri të avancuara në protokollet SIP, H. 232, TCP/IP.

5. Të ketë njohuri të avancuara mbi funksionimin e voicemail, IVR, call center, voice recording etj.

6. Të jetë i aftë për të punuar në mënyrë indipendente dhe si pjesë e një grupi dinamik.

7. Të ketë aftësi të shkëlqyera në dokumentimin e sistemeve.

8. Njohja e rrjetave kompjuterike dhe sistemeve të virtualizimit konsiderohen një plus.

Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë dhe të urojmë suksese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapa të mëtejshëm. Ju faleminderit!

Shënime

Duke klikuar më poshtë do t'ju shfaqet emaili i kompanisë për të aplikuar tek pozicioni.
Kliko këtu për të dërguar CV tënde direkt tek kompania



Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".