Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Digicom shpk

DIGICOM është njё nga kompanitё mё inovatore tё komunikimit në Shqipëri. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm duke përdorur teknologjinё e rrjetit me fibra optike dhe IP. Jo shumё kompani kanё shansin pёr tё ndryshuar jetёn e njerёzve nёpёrmjet inovacionit. Ҫdo ditё po rritet numri i klientëve të cilët i besojnё teknologjisё sё rrjetit te Digicom me fibra optike dhe shërbimit që ata ofrojnë. Sepse DIGICOM ofron atë që...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Papa Gjon Pali II, ABA Business Center, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 04-11-2019 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Marketing
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Manaxherial
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
04-11-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Mundësi punësimi për të interesuarit! "Digicom" sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV. Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj. Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të Marketingut të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm: Pozicioni: Drejtor Marketingu Përmbledhja e Pozicionit: Drejtori i Marketingut është përgjegjës për krijimin, promovimin dhe mirëmbajtjen e markës së kompanisë dhe projekteve për të sjellë rritjen e biznesit.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi: Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë; Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor të marketingut; Organizimi i departamentit marketing dhe përkujdesja për zhvillimin e stafit, propozon trajnimet e nevojshme për ta. Bashkëpunim me departamentin e shitjeve për vendosjen e politikave dhe strategjive të çmimit; Përfaqësimi i kompanisë në evente, panaire dhe media të ndryshme; Menaxhimi i mediave sociale së kompanisë; Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare; Përgatit plan media për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë, zhvillimin dhe përmirësimin e njohjes së brand-it; Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme; Krijon shërbime dhe paketat e reja; Supervizionon zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e faqes web të kompanisë; Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen; Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë; Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja; Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatshkurtër dhe afatvjetor; Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, i'u komunikon përpritshmëritë e kompanisë; Identifikon nevojat për trajnim si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit në varësi;

Kualifikimet

Kualifikime dhe aftësi: Diplomë universitare në Marketing (diplomë Masteri MBA përbën përparësi); Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme; Të ketë eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe fushatave të marketingut; Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të stafit; Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet; Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të lart menaxhimi; Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e dhe të ndërmarrë iniciativa; Njohje shumë të mire të gjuhës angleze; Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike;

Shënime

Duke klikuar më poshtë do t'ju shfaqet emaili i kompanisë për të aplikuar tek pozicioni.
Kliko këtu për të dërguar CV tënde direkt tek kompania

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.



Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".