Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




Intesa Sanpaolo Bank Albania

Intesa Sanpaolo gëzon një prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vende të Lindje së Mesme dhe Afrikës së Veriut me mbi 1,083 degë dhe 7.9 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individët dhe shërbime bankare komerciale në 11 vende. Gjithashtu, një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve korpor...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr.Ismail Qemali
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 00355 4 22 76 000
  • Mobile:
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 29-08-2019 edhe 10 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
29-08-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Intesa Sanpaolo Bank Albania kërkon të punësojë:

Drejtor për Zyrën e Sigurisë dhe të Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit, Divizioni i Operacioneve - Tiranë

Përmbledhje:
Ky pozicion kërkon kryerjen e analizave të detajuara të punës mbi Sigurinë dhe Manaxhimin e Vazhdimësisë së Biznesit, duke drejtuar një grup personash profesionist dhe teknik, të angazhuar në Sigurinë e Informacionit, Vazhdimësinë e Biznesit dhe planifikimin e rikuperimit në rast katastrofe (Disaster Recovery Plan - DRP), Sigurinë Fizike dhe Masat për Parandalimin e Mashtrimeve.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:
•Të kontribuojë në përcaktimin e strategjive lidhur me çështjet e sigurisë kibernetike dhe sigurisë së informacionit pavarësisht sesi përpunohen, manaxhohen apo ruhen të dhënat; të mbikëqyrë implementimin e duhur të tyre dhe të manaxhojë rreziqet që lidhen me sigurinë e informacionit.
•Të identifikojë strategjitë dhe politikat që lidhen me vazhdimësinë e biznesit, të mbikëqyrë implementimin e duhur dhe të manaxhoje Planin e Vazhdimësisë së Biznesit të bankës.
•Të përhapë kulturën e Sigurisë Kibernetike, të Sigurisë Fizike, Parandalimit të Mashtrimit dhe Vazhdimësisë së Biznesit brenda Bankës duke identifikuar nevojat e ndërgjegjësimit, të komunikimit dhe edukimit të punonjësve duke zhvilluar përmbajtjen dhe trajnimet informuese.
•Të manaxhoje aktivitetet e projekteve, të dedikuara për projektimin dhe dizenjimin e zgjidhjeve të sigurisë me qasje globale dhe integrale ndaj sigurisë kibernetike.
•Të bashkëpunojë ngushtë me njësitë e teknologjisë së informacionit (arkitektura e ndërmarrjeve, aplikacionet, infrastruktura, menaxhimi i projektit, garancia e cilësisë) për të siguruar që të gjitha teknologjitë të zhvillohen duke u fokusuar tek siguria.
•Të promovojë dhe të adresojë masat dhe zgjidhjet për zhvillimin dhe trajtimin e sigurisë së informacionit duke siguruar përcaktimin e kërkesave të sigurisë së informacionit.
•Të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme strategjinë e sigurisë dhe të riskut të IT-së, duke siguruar që të dhënat, asetet dhe infrastruktura kritike janë të sigurta duke punuar për të qenë të mbrojtur kibernetikisht, nga kërcënimet aktuale dhe ato në vazhdim kundrejt operacioneve dhe organizatës në përgjithësi.
•Të mbështesë strukturat përgjegjëse të Bankës dhe të agjencive të zbatimit të ligjit për hetimet në lidhje me sigurinë e informacionit, sigurinë fizike, parandalimin e mashtrimit të jashtëm dhe çështjet e vazhdimësisë së biznesit.
•Të bashkëpunojë dhe të mbështesë percaktimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe të sigurojë zbatimin e tyre.
•Të menaxhojë rrezikun e mos-përputhjes referuar specifikisht fushës së legjislacionit mbi vazhdimësinë e biznesit sipas udhëzimeve të Grupit.
•Të nxjerrë në pah strategjitë dhe politikat që lidhen me parandalimin e mashtrimit, të mbikëqyrë zbatimin e duhur të tyre dhe të monitorojë aktivitetet me qëllim zbulimin dhe trajtimin e çfarëdo veprimi mashtrues.
•Të përcaktojë strategjitë dhe politikat në lidhje me sigurinë fizike, të mbikëqyrë zbatimin e duhur të tyre dhe të menaxhojë rreziqet e lidhura me sigurinë fizike.
•Të kontribuojë në menaxhimin e përgjithshëm të riskut operacional dhe atij të reputacionit, duke zhvilluar një analizë dinamike mbi riskun.

Kualifikimet

Eksperienca e nevojshme:
Diplomë Universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
Minimumi 5 vjet eksperiencë manaxheriale me fokus në fushën e sigurisë, teknologjisë së Informacionit, manaxhimit të vazhdimësisë së bisnesit, monitorimit mbi mashtrimet - pra të ketë patur role Manaxheriale në fushën e IT apo të Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Biznesit, Menaxhimit të Incidenteve, etj.
Njohuri në nivel eksperti në kuadër të standarteve të industrisë së sigurisë siç janë NIST, kuadri i sigurisë kibernetike, Standartet ISO, COBIT, GDPR, manaxhim i projekteve mbi sigurinë kibernetike, etj.
Preferohet që kandidati të ketë një ose disa nga certifikimet që lidhen me Sigurinë e Informacionit dhe Vazhdimësinë e Biznesit si ISO, CISSP, CBCI, CBCP, EDRP, PMP, etc.
Të ketë eksperiencë në zhvillimin dhe implementimin e projekteve mbi sigurinë kibernetike.
Njohuri të thellë teknike të dobësive dhe rreziqeve të sigurisë, si dhe të masave parandaluese e kontrolleve shtesë;
Njohuri në nivel eksperti në fushat e mëposhtme: siguria e rrjetit, siguria e aplikacioneve, siguria e të dhënave, siguria e cloud, siguria e bazës së të dhënave, menaxhimi i aksesit të përdoruesit ose siguria e pajisjes së instaluar.
Të ketë eksperiencë të suksesshme në manaxhimin e programeve dhe burimeve njerëzore, të brendshme dhe të jashtme, si dhe të demonstrojë aftësi komplekse të menaxhimit të programeve / projekteve dhe furnitorëve.
Të jete i/e shkathët, gjithanshëm, fleksibël dhe të ketë aftësinë të punojë në një ambient ku prioritetet ndryshojnë e zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme.
Aftësi shumë të mira komunikimi në të gjitha nivelet.

Shënime


Kandidatët duhet të dorëzojnë:
•Curriculum Vitae të detajuar (edhe në Anglisht)
•Diploma të tjera & Certifikatë Kualifikimi, në mbështetje të aplikimit të tij/saj.

Aplikimi duhet të dergohet jo më vonë se data 29/08/2019 në adresën e email-it: [email protected]


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".