Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




KRACO

Çdo ditë universi i produkteve të kompanisë KRACO ofron 250.000 konsumime. KRACO është kompani prodhuese, lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, përgatitjeve për pije të ftohta si edhe përgatitjeve për ëmbëlsira. Kompania KRACO filloi aktivitetin në vitin 1997 si një nga kompanitë e para në industrinë e prodhimit të produketeve ushqimore.

INFORMACIONE KONTAKTI

--- Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 29-07-2019 edhe 6 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Burime njerezore
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
29-07-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

KRACO, kompania lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, të ftohta dhe ëmbëlsira, po kërkon një menaxher/e të burimeve njerëzore që do të bashkëpunojë ngushtësisht me drejtorin e përgjithshëm të organizatës dhe stafin menaxherial për të mbështetur konsolidimin e organizatës dhe mirë menaxhimin saj.

Në mënyrë specifike, menaxheri/ja i/e burimeve njerëzore, do të jetë përgjegjës për përmbushjen e këtyre detyrave bazuar në praktikat më të mira:

Detyrat

1.Zhvillon, rekomandon dhe zbaton politikën dhe procedurat e burimeve njerëzore.
2.Përgjegjës për rishkrimin e përshkrimeve të punës sipas nevojës.
3.Realizon detyrat lidhur me rekrutimin bazuar në vendet vakante.
4.Bashkëpunon me menaxherët për zbatimin e procedurës së seleksionimit dhe sigurohet që zbatohet parimi i meritokracisë.
5.Realizon orientimin e punonjësve të rinj dhe është përgjegjës për koordinimin e zbatimit të politikës e plantit të trajnimit e zhvillimit.
6.Monitoron programin e menaxhimit të karrierës dhe këshillimit për menaxhimin e mardhënieve.
7.Koordinon programin e vlerësimit të performancës dhe sigurohet që të gjitha palët e interesuara janë të informuara dhe kontribuojnë në një proces të besueshëm dhe të vlefshëm.
8.Analizon sistemin e pagave e shpërblimeve dhe bashkëpunon me drejtuesit për ta përshtatur e orientuar drejt performancës.
9.Ndërton dhe mirëmban sistemin e treguesve dhe raportimit për departamentin dhe burimet njerëzore, duke përfshirë strukturën organizative dhe bazën e të dhënave për stafin.
10.Propozon qasje të reja, politika e proçedura për të ndikuar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, mjedisit të punës dhe balancës punë-jetë personale.
11.Sigurohet për zbatueshmërinë e legjislacionit të mardhënieve të punësimit.

Kualifikimet

Kompetencat e kërkuara
1.Mendësi dhe logjikë biznesi
2.Komunikim i mirë ndërpersonal dhe të ideve në formë raportesh e prezantimesh
3.Gadishmëri për të marrë kritika dhe proaktivitet në dhënien e opinionit
4.Gjykim kritik
5.Njohuri mbi zhvillimet dhe praktikën për burimet njerëzore
6.Menaxhim i mirë i mardhënieve me njerëzit
7.I/e orientuar nga parime të etikës dhe drejtësisë
8.Aftësi për të komunkuar e punuar në gjuhën angleze, preferohet dhe në italisht
9.Aftësi për të punuar në programet bazë kompjuterike MS office.

Arsimi dhe eksperienca e kërkuar
1.Arsim i lartë në shkenca sociale ose fusha të lidhura me profesionin.
2.Preferohen trajnime në fushën e burimeve njerëzore
3.Të paktën 5 vjet eksperiencë pune
4.Ekperienca të mëparshme në funksione të caktuara të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Shënime


Të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë një curriculum vitae dhe letër motivimi deri me datë 12 Korrik 2019, ora 17.00, në adresën [email protected] dhe do të njoftohen në çdo hap për statusin e aplikimit.


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë
më të kërkuara / Të gjitha kategoritë