559 Punë aktive

100742 Punëkërkues

6287 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




Qendra Tek Ura

‘Tek Ura is a faith based organisation that is passionate about working with people to change lives and transform the environment around us. We believe that everyone should be valued in our community and life is better when we care for and support each other. We want to celebrate diversity, challenge prejudice, and break down barriers, and instead build bridges and widen possibilities. We want to encourage an attitude of gratitude...

INFORMACIONE KONTAKTI

--- Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 09-07-2019 edhe 20 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Punonjes social
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
80607 ALL
Data e përfundimit
09-07-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Udhëheqës i Besimit për Komunitetin/ 'FAITH COMMUNITY LEADER (Assistant Pioneer Pastor)'

40 orë në javë* Orët kryesore do të diskutohen, por ky pozicion përfshin të punuarin ne disa mbrëmje deri në orën 8 të mbrëmjes
Me vendndodhje te Kafja e Rremës, Tirana
Kontrata 1-3 vjet (duke synuar për ta rinovuar)

Vendndodhja: Tiranë

A jeni të apasionuar për Jezusin, për të ndërtuar komunitetin dhe për të parë njerëzit si dishepuj?

A keni aftësi të mira në ndërtimin e marrëdhënieve dhe të sillni ndryshime?
Brenda Qendrës 'Tek Ura', Komuniteti i Besimit tek Ura është një bashkësi e re misionare e kishës, e vendosur në Kafen e Rremës, Tiranë.

Ne besojmë në gjithë përfshirjen radikale dhe kërkojmë një udhëheqës shqiptar të thirrur për të përmbushur një rol si pastor-pionier brenda një ekipi individesh, të cilët janë të apasionuar, për ndërtimin e një komuniteti të begatë për të gjithë.

Ata do të ndajnë vlerat tona të krishtera dhe do të mbajnë një ndjenjë të thellë të thirrjes misionare për të jetuar dashurinë e Jezusit në mënyra praktike, të papritura dhe që të ndryshojnë jetën.

Kandidatëve u kërkohet të kenë njohuri shumë të mira në gjuhët Angleze dhe Shqipe.
Për një përshkrim të plotë të punës, klikoni në linkun më poshtë, ose dërgoni pyetje ne emailin e Pastor Dan Dupree [email protected]
Përshkrimi i punës dhe specifikimi

----
40 hours per week
(including some evening work, and occasional weekends)

Location: Tirana

Are you passionate about Jesus, building community and seeing people becoming disciples?

Are you good at building relationships and making change happen?

Within ‘Tek Ura’, Komuniteti i Besimit tek Ura is a new Christ-centred, missional church community situated in Kafja e Rremes, Tirana.

We believe in radical inclusion, and seek an Albanian leader called to fulfil a pioneer-pastor role within a team of people, passionate about building a flourishing community for all.

They will share our Christian values, and hold a deep sense of missionary calling to live out the love of Jesus in practical, unexpected and life changing ways.

Candidates are required to speak English and Albanian to a high standard.

For more information about our values and mission, and a full job description visit www.tekura.org.

Send questions to Pastor Dan Dupree at [email protected]

Detyrat

Kush jeni:

Ky është një rol kërkues dhe rrjedhimisht kandidati i duhur do të jetë minimalisht i diplomuar nga universiteti ose të ketë aftësi në atë nivel. Ju do të demonstroni cilësitë e mëposhtme:
•Të përqendruar te Jezusi. Ju nuk doni ta adhuroni atë, e shihni atë si heroin tuaj dhe modelin tuaj. Jo vetëm ta adhuroni atë, por ta shikoni atë si heroin dhe modelin tuaj. Vlerat e Mbretërisë së Tek Ura dhe Komuniteti i Besimit do te rezonojnë me ju.
•Krijues. Ne nuk presim që ju të jeni Da Vinci i ardhshëm, por ne duam dikë i cili ka aftësinë të mendojë ndryshe dhe në mënyrë krijuese, dhe nuk ka frikë të provojë. Ne e përqafojmë rrezikun dhe përpiqemi të arrijmë të renë, ne krijojmë një mjedis të sigurt për të provuar të renë. Ju nuk do të dekurajoheni nga mënyrat tona të grumbullimit që nuk janë të pëqendruara rreth një mbledhjeje të së dielës.
•I adaptueshëm. Jeta në Komunitetin e Besimit dhe Tek Ura është plot me të papritura dhe mund të jetë kaotike. Për të pasur sukses, ju duhet të jeni të aftë të përshtateni me realitetin aktual, duke ndryshuar planet dhe komunikimin tuaj për t'iu përshtatur kërkesave të ditës.
•Një realizues I ndryshimeve. Ne nuk duam vetëm dike që mund të mendojë për ide të mrekullueshme dhe të përshtatet shpejt. Një aplikant konkurrues duhet të jetë I aftë të frymëzojë , të udhëheqë të tjerët dhe të zhvillojë hapa konkretë dhe reale që çojnë drejt progresit. Ju nuk do të harroni qëllimet afatgjata kur të përshtateni me rrethanat aktuale.
•Bashkëpunues. Ne nuk jemi nisur për ta bërë kishën tek ata që e nënvlerësojnë. Përkundrazi, ne punojmë për të ndihmuar njerëzit të ndryshojnë ndërkohë që shpresojmë të ndryshojmë edhe vetë. Për ta mbajtur në këtë mënyrë, udhëheqësit tanë duhet të jenë rrënjësisht bashkëpunues ndërkohë që drejtojnë edhe të tjerët. Ju do të doni që edhe të shërbeni por edhe të shërbeheni, duke e ndarë jetën me të tjerët.
•I mençur nga ana shoqërore. Si një anëtar I ekipit tone, ju jo vetëm që do ti doni njerëzit, por gjithashtu do të mësoni se si komunitetet lulëzojnë dhe rriten. Kjo përfshin dëshiren për të ftuar pjesëmarrjen e komunitetit dhe për të mësuar aftësitë për të menaxhuar konfliket dhe sjelljet.

Përgjegjësitë Kyçe:

Duke qenë predikues për Komunitetet e Besimit
•Të udhëhiqni në mënyrë të pavarur komunitetet dhe programet e qelizave në një mënyrë që përputhet me qasjen dhe karakterin tonë.
•Të prodhoni burime të krishtera që do të përdoren në të gjithë qelizat e komunitetit të besimit.
•Të udhëhiqni ndërtimin e marrëdhënieve të thella brenda Tek Ura dhe Komunitetit të Besimit, dhe përtej tij, duke kontribuar në jetën e komunitetit përreth
•Të Udhëhiqni zhvillimin e një kulture lutjesh dhe klimës shpirtërore të Komunitetit të Besimit
•Të udhëhiqni dhe të frymëzoni të tjerët nëpërmjet një bindje dhe aftësi të fortë baritore, duke marrë përgjegjësi për individët në udhëtimet e tyre të besimit dhe rritjen shpirtërore
•Të udhëhiqni në hartimin, koordinimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve që zhvillojnë spiritualitet të krishterë
•Të ndërmerrni planifikimin dhe koordinimin e takimeve, ngjarjeve dhe konferencave.
•Të mësoni të rriturit, të rinjtë dhe fëmijët në mjedise me grupe të mëdha ose të vogla, duke komunikuar në mënyrë të qartë mësimin e shkrimeve të shenjta, burimet e grupeve të vogla dhe materiale të tjera të shkruara dhe komunikimin me personat.
•Të drejtoni mbledhje të tëra të kishave, pagëzimeve, përkushtimeve, bashkimit, dasmave dhe shërbimeve të varrimit, në një mënyrë të përshtatshme për kontekstin dhe komunitetin.
•Të drejtoni mbledhjet sezonale, festime të ndyshme dhe të zhvilloni modelet lokale të adhurimit dhe të të falurit.
•Të punoni me udhëheqjen për ti fuqizuar dhe pajisur anëtarët në vendim marrje dhe shërbim.

Përgjegjësi të Tjera
•Mbështetni ekipin më të gjerë Tek Ura dhe Drejtorët me punë përkthimi dhe interpretimi (anglisht në shqip / shqip në anglisht)
•Të ndihmoni ekipin në promovimin, mbledhjen e fondeve dhe marketingun e aktiviteteve më të gjera Tek Ura duke kontribuar në prodhimin e materialeve publicitare dhe pjesëmarrjen në ngjarjet dhe aktivitetet e planifikuara.
•Të asistoni me prodhimin në mediat sociale.
•Të kryeni detyra të tjera në përputhje me pozicionin, siç mund të përcaktohen ato nga drejtorët.
•Të angazhoheni plotësisht në trajnimin e stafit dhe në aktivitetet për ndërtimin e ekipit.
•Do tju kërkohet të largoheni nga komuniteti egzistues i kishës suaj, duke u angazhuar plotësisht me jetën dhe anëtarësinë e kishës sonë.
•Do tju kërkohet të angazoheni në zhvillimin professional, trajnimin teologjik dhe formimin pastorial.

Kualifikimet

Thelbësore:
•Kualifikimi I nivelit të diplomës
•Do të keni një kuptim të gjerë teologjik dhe një dëshirë të provuar për të vazhduar studimin teologjik
•Të paktën 2 vjet përvojë në drejtimin, fuqimizimin e të tjerëve dhe ndërtimin e një ekipi në kontekst përkatës
•Përfshirje në mision dhe në udhëheqjen e të tjerëve në lutje
•Përvojë në udhëheqje, mësim/trajnim dhe prodhim të materialeve të krishtera
•Përvojë në udhëheqjen e të tjerëve lutje dhe besnikëri
•Përvojë e provuar në zhvillimin e besimit tek të tjerët
•Përvojë në menaxhimin e njerëzve dhe burimeve
•Përvojë në të folurin publik me eksperiencë të provuar në ndarjen e besimit me të tjerët
•Komunikues I shkëlqyeshëm në gjithcka
• Anglishte e shkëlqyer e folur dhe e shkruar (IELTS rezultat 6.5, B2)
•I aftë për të përkthyer
•Atësi të shkëlqyera prezantimi duke përdorur në mënyrë të përshtatshme IT.
•Aftësi për të ruajtur marrëdhënie të thella me njerëzit
•Aftësi për të ndërtuar rrjete shoqërore dhe lidhje të mira me partnerët
•Vlerat janë me rëndësi kyçe dhe duhet të pëputhen në mënyrë perfekte me vlerat e Tek Ura
•Dëshmi në interesin teologjik dhe deshirë për arsim të vazhdueshëm
•I Aftë të komunikojë në mënyrë të shkëlqyer me një game njerëzish, në veçanti me gra dhe fëmijë
•Vetëdija- Ata janë të vetëdijshëm për pikat e tyre të forta dhe kufizimet e tyre. Kjo duhet të jetë e çiftëzuar me një sens të mirë humori dhe një entuziazëm ngjitës.
•Ata duhet të jenë persona pozitivë me një qëndrim mirënjohës dhe falënderues
•Ata do të kenë një nivel të lartë të krijmtarisë dhe iniciativës. Ata duhet të jenë mendjegjerë për njohuri të freskëta, jo të kufizuar nga modelet tradicionale, por të gatshëm për të menduar në mënyrë krijuese, të etur për të eksperimentuar dhe për të eksploruar mundësi të reja, dhe të mirëpresin sugjerimet nga të tjerët
•Ata duhet të tregojnë Fleksibilitet. Ata duhet të jenë të pergjegjshëm ndaj mjedisit të tyre dhe të gatshëm për tu përshtatur me zhvillime të papritura, të aftë për të përballuar dhe menaxhuar pasigurinë dhe të ndryshojnë pa stres të panevojshëm, të ndjeshëm ndaj perspektivave ndër-kulturore dhe të aftë për të integruar bindjet, kontekstin dhe kufizimet.
•‘Këmbëngulje’ – ata duhet të jenë qëndrueshëm ndaj vështirësive, të vetë-disiplinuar dhe emocionalisht të qëndrueshëm, të motivuar mjaftueshëm për të vazhduar pa mbikqyrje nga afër, të hapur ndaj kritikave, por jo të shmangur nga strategjia e tyre pa një arsye të mire, të gatshëm për tu përballur me çështje më shumë sesa ti shmangin ato, dhe të aftë për të pare përtej shqetësimeve të menjëhershme.
•‘Ndërtimi I një ekipi’ – ata duhet të jenë në gjendje të frymëzojnë dhe të imagjinojnë të tjerët, të njohin kapacitetet e tyre, të delegojnë përgjegjësinë, të menaxhojnë konfliktin në mënyrë efektive dhe të mbajnë së bashku dimensionin e ekipit, detyrës dhe individit.
•Vlerëson mënyra të reja për të qënë komunitet së bashku me modelet e trashëguara
•Të gjithë kandidatët duhet të bien dakord me gjithë zemër me deklaratën tone të vlerave
•Gatishmëri për të vazhduar të mësuarin dhe për tu angazhuar me trajnimet teologjike ne vazhdim
•Përshtatje e shkëlqyer me ekipin egzistues të qendrës Tek Ura
•I aftë për të krijuar një raport dhe lidhje me njerëzit te Kafja e Rremës

Të dëshirueshme:
•Diplomë në Teologji/ Kualifikime pasuniversitare
•Të ketë punuar me komunitetet Roma dhe/ose Egjyptiane
•Përvojë në metoda dhe teknika të reja
•Përvojë pune në mjedis ndër-kulturor
•Përvojë pune me grupe besimi të ndyshme dhe besime të Krishtera
•Përvojë në koordinimin e projekteve dhe ngjarjeve
•Përvojë në përdorimin e mediave sociale dhe në prodhimin e videove
•Përvojë në përkthim
•Përvojë në udhëheqjen e të tjerëve në lutjet e kënduara
•Përvojë në shërbesën profetike
•Përvojë në drejtimin e pagëzimit dhe në ceremoninë e kungimit
•Përvojë në drejtimin e dasmave, funeraleve dhe përkushtimeve
•Planifikim strategjik
•Përvojë ne arsim teologjik, me një kualifikim përkatës
•Aftësi të avancuara në IT
•Njohuri mbi strukturat dhe kulturat e denominacioneve të ndryshme të kishave në Shqipëri
•Përvojë ne trajnim me të rriturit.
•I aftë të angazhohet në mënyrë krijuese me kulturën bashkëkohore dhe median sociale
•Aftësi të shkëlqyera te gjuhës angleze (IELTS rezultat 7-8, C1-2)
•Aftësi për të luajtur një vegël muzikore
•Pasion për të punuar në mënyrë ekumenike
•Pasion për të punuar ndër-gjenerata
•Patentë për të ngarë makinën

Video




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë