517 Punë aktive

100640 Punëkërkues

6274 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




EVEREST SHPK

 

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e s...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Bulevardi Blu, Nr. 544, Kamëz , Tiranë
  • Kamëz, Shqipëri
  • Tel: 0682058311
  • Mobile: 0682058311
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Kamëz, Shqipëri 05-07-2019 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier mekanik
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Pak eksperience (0 - 2 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
05-07-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra prej tyre me kapacitet vjetor prej 3600 ton dhe tjetra një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010 me një kapacitet vjetor prej 7200 ton.

Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 ton në vit.

Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.

Detyrat

●Asiston dhe bashkepunon ngushte me Drejtuesit e kompanise;
●Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna;
●Miraton nevojat te ndryshme ne lidhje me mjetet dhe makinerite qe nevojiten bazuar nga kerkesat e Departamenteve apo Drejtorive te tjera;
●Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
●Siguron qe lejet e manovrimit dhe perdorimit te makinerive dhe mjeteve qe perdoren ne terren te jene te leshuara nga organet kompetente konform legjislacionit Shqiptar;
●Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
●Siguron plotesimin e kushteve normale te punes, higjienes dhe mirembajtjes;
●Siguron qe punetoret jane ne nivelin e duhur te kualifikimit teknik;
●Siguron qe mjetet, makinerite dhe pajisjet jane ne gjendje funksionale;
●Ben propozime per ndryshimin e stafit dhe marrjen e masave administrative kur konstaton shkelje;

Kualifikimet

  • Edukimi: Të ketë përfunduar fakultetin e Inxhinierise Mekanike.
  • Njohes shume i mire i gjuhes italiane / anglese
  • Njohuri kompjuterike: Microsoft Office, Autocad.
  • Eksperienca e kerkuar: 1 - 3 vjet eksperience pune ne zyre projektimi.
  • Njohuri te tjera: Patente e klasit B

Shënime

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre nëpërmjet "Apliko këtu me email" (kujdesuni që të jeni identifikuar në emailin tuaj kur klikoni frazën "Apliko këtu me email"), ose duke klikuar butonin "Aplikoni me email" mëposhtë.
Te interesuarit te kontaktojne te adresa e emailit: [email protected]


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë