517 Punë aktive

100626 Punëkërkues

6274 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




CBS CREATIVE BUSINESS SOLUTIONS

CBS Creative Business Solutions është një organizatë konsulence biznesi, jo fitim-prurëse me ekspertizë të thellë në financimin e sektorëve në zhvillim. CBS në partneritet me USAID po implementon programin 3-vjecar AgroKapital, me synim rritjen e financimit të sipërmarrjeve bujqësore.

kspertët e CBS, të aftë dhe me standarde të larta profesionale kanë një ndërthurje prej mbi 40 vjet përvojë pune në bashkëpunimin me kompa...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 0695737136
  • Mobile: O695737136
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 02-07-2019 edhe 16 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Financier
Tipi i punës
Internship
Eksperiencë
Student
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
02-07-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

CBS kërkon student të sapo diplomuar ose në përfundim të studimeve me rezultate të larta ose studentë në vazhdim të studimeve master (vitin e fundit) për Financë – Kontabilitet apo Administrim Biznesi për praktikën e punës në Financë dhe Operacione Mbështetëse. CBS kërkon studentë të talentuar, të motivuar, energjik dhe krijues për të ofruar suport dhe aftësi analitike. Studenti i cili do të jetë pjesë e praktikës profesionale do të ndihmojë specialistin e kontabilitetit në kryerjen e rregjistrimeve kontabël të faturave në sistemin financiar dhe në procesimin e operacioneve ditore.

Nise karrierën tënde me CBS!

Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperiencë unike, CBS ju mirëpret në programin e praktikës së punës. Ndërto eksperiencën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. CBS beson dhe vlerëson potencialin dhe talentin e studentëve. Gjatë praktikës, studenti fitues do të ketë mundësinë të shprehi talentin dhe aftësitë akademike duke fituar eksperiencë profesionale dhe duke dhënë kontribut real për të arritur rezultatet e procesit.

Kush mund të aplikojë?

CBS ofron mundësi praktike profesionale për studentët me rezultate të larta të cilët sapo janë diplomuar/janë në vitin e fundit të studimeve master apo kanë studiuar jashtë vendit, në fushat e mëposhtme:

•Financë Kontabilitet
•Financë Bankë
•Administrim Biznesi.

Detyrat

•Të ndihmojë dhe kryejë rregjistrime kontabël të faturave në sistemin financiar;
•Të mbështesë procesin e kontabilitetit duke kryer rikoncilime, kontrollin e llogarive duke ndjekur dhe zbatuar procedurat e brendshme;
•Te suportojë specialistin e kontabilitetit në përpilimin dhe mirëmbajtjen e dokumentave kontabël sipas ligjit dhe rregullave në fuqi;
•Të bëjë punë kërkimore për të siguruar informacione të nevojshme lidhur me cështje të ndryshme që i adresohen departamentit;
•Te zbatojë përmbushjen e detyrave ditore të caktuara sipas nevojës së departamentit.

Kualifikimet

•Aftësi shume te mira analitike dhe organizative;
•Aftësi të shkëlqyera komunikimi, verbale dhe të shkruara;
•Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
•I aftë per të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në grup me një ekip të larmishëm;
•Njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint).

Shënime


Creative Business Solutions (CBS) është një organizatë për zhvillim ekonomik me përvojë në konsulencë dhe në zbatimin e projekteve në fushat e Financës, Bujqësisë, Turizmit, Energjisë së Gjelbër e të tjerë. CBS është partnere e shumë donatorëve ndërkombëtarë për zbatimin e projekteve të zhvillimit në fushat e financës, turizmit dhe bujqësisë. CBS punon ngushtë me partnerë të kualifikuar për zhvillimin e produkteve të orientuara drejt teknologjisë ku përfshihet: IntoAlbania.com, IntoAlbania app, Agroweb.org, LORES, AGIS etj. Që nga themelimi i organizatës në vitin 2013, CBS ka zbatuar 21 projekte zhvillimi me një buxhet të kombinuar që arrin në $7.8 milion. CBS ka një ekip prej më shumë se 39 profesionistë në zyrën qendrore në Tiranë dhe në tre degët rajonale në, Fier, Korçë dhe Peshkopi.

Periudha e praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi)Orari i Punës: E Hënë - E Premte
Tipi i praktikës: CBS do të ofrojë një pagesë minimale mujoreVolumi javor: 20-25 orë

Si te aplikoni?

Ju lutem plotësoni formularin online duke vizituar www.cbs.al, seksioni “Përfshihu në CBS”. Përdorni titullin “Praktikë Profesionale në Financë dhe Operacione Mbështetëse” në subjektin e e-mail nëse keni pyetje mbi pozicionin tek: [email protected]


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë