551 Punë aktive

100916 Punëkërkues

6306 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Albania
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +355 42 2380 002
  • Mobile: 066
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 30-06-2019 edhe 5 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Marketing
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
30-06-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Dizenjues Grafik
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Administratë

Përmbledhja e Pozicionit: “Dizenjuesi grafik” është përgjegjës për përgatitjen e imazheve dhe gjetjen e një zgjidhje vizuale për të transmetuar mesazhet e ndryshme të fushatave promocionale, duke respektuar brandin e kompanisë, me impakt, me imagjinatë dhe vlere komerciale.

Detyra dhe Përgjegjësi:
•Është përgjegjës të krijojë imazhe vizuale dhe koncepte për broshura, flyer, katalogje, postera, PoP apo publikime të tjera duke punuar njëkohësisht me imazhe dhe fjalë;
•Konceptimin, krijimin e materialeve ilustruese apo komunikimeve të ndryshme brenda dyqaneve si dhe jashtë tyre sipas vendeve, pozicioneve dhe hapësirave të krijuara;
•Bashkëpunim me Kordinatorët e Marketingut për të kuptuar objektivat/nevojat e promocioneve të ndryshme;
•Të kuptojë dhe interpretojë me kujdes këto nevoja në disa koncepte që përmbushin objektivin e promocionit;
•Konceptimin e materialeve promocionale, për produkte/promocione/fushata etj;
•Punimin grafik të materialeve promocionale;
•Të prezantojë tek funksionet aprovuese konceptin apo projektin e finalizuar;
•Arkivimi elektronik i fotove dhe dosjeve të produktve, imazheve si edhe ruajtje e përditësim
•Arkivim elektronik i cdo projekti apo fushate tjetër të punuar sipas brandeve të ndryshme partnere të Neptun;
•Të kontrollojë dhe të mbajë përgjegjësi për produktin final të dorëzuar për prodhim;
•Të ndjek prodhimin në raste specifike, që kanë nevojë për më shumë teknik, etj;
•Të ketë njohje të përafërt për kostot e prodhimit në përgjthësi të materialeve promocionale;
•Të ketë njohje të materialeve të prodhimit si lloji i letrës, adezivit, forex etc;
•Të adoptohet me ndryshimet/të rejat që bëhen në software të dizajnit dhe të implementoj ato në përdorim vazhdimisht;
•Të respektojë/ruajë në cdo publikim përdorimin e logos Neptun, me rigorozitet sipas manualit dhe rregullave;

Funksione të tjera të pozicionit
•Të punojë në disa projekte njëkohësisht;
•Të jetë proaktiv në prezantim e ideve të reja;
•Përfshirje në zgjidhje problemesh komplekse.

Kërkesat
•Minimumi 2 vjet experiencë pune në këtë profil;
•Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
•Arsimi i lartë;
•Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
•Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
•Njohuri shumë të mira kompjuterike;
•Njohuri shume të mira të programeve Adobe Indesign, Illustrator dhe Photoshop;
•Njohja e programeve Gif ; Flash dhe 3D përbën avantazh;
•Personalitet energjik dhe i vetëmotivuar.

Aftesi te tjera
•I/e aftë për të thjeshtëzuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura për të rritur efiçencën e punës;
•Metodik dhe i organizuar;
•Ndershmëri dhe integritet;
•Të ketë aftësi organizuese.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Shënime

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre nëpërmjet "Apliko këtu me email" (kujdesuni që të jeni identifikuar në emailin tuaj kur klikoni frazën "Apliko këtu me email"), ose duke klikuar butonin "Aplikoni me email" mëposhtë.
Afati i dorëzimit: 30.06.2019
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë