368 Punë aktive

99304 Punëkërkues

6173 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Buletini Informativ

Ju lutem, plotësoni tabelën e mëposhtme që të mundësoni informimin me pozicionet e lira të punës, nëpërmjet buletinit informativ periodik.




Go Tech Electronics

GoTech Electronics, është vazhdim i AIBA Company e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “HotPoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.

Nga...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga dytesore Tirane –Kashar, Km I, Pajtoni Center, Kati III
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 11-06-2019 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Financier
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
11-06-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Titulli i pozicionit: Drejtor i Departamentit te finances
Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv / Administratori
Mbikqyr direkt: 5 financiere

Objektivi i pozicionit:
Objektivi i punes se Drejtorit Financiar eshte udheheqja e financave te kompanise. Kjo perfshin pergjegjesite per mbikqyrjen ditore te departamentit ne kryerjen e regjistrimeve kontabel, manaxhimin e likuiditetit, raportimin per palet e interesit, analizat dhe rekomandimet e vazhdueshme per permiresimin e performances financiare te kompanise, mbeshtetjen dhe bashkepunimin me Drejtorin Ekzekutiv/Administratorin dhe departamentet e tjera ne punet apo projektet e perbashketa.

Detyrat

Kontabiliteti dhe taksat
• Percakton skemat kontabel dhe dokumentat e nevojshem mbeshtetes per tipet e transaksioneve.
• Sigurohet se te gjitha transaksionet dhe efektet pasqyrohen te plota, te sakta dhe me kohe ne librat e kompanise.
• Sigurohet se te gjitha transaksionet jane te mbeshtetura ne dokumenta justifikues te vlefshem.
• Sigurohet se gjitha axhustimet e kontabilitetit rrjedhes pasqyrohen sakte ne fund te çdo muaji.
• Sigurohet se transaksionet dhe dokumentat jane te arkivuara dhe te aksesueshme ne arkiva fizike apo elektronike.
• Sigurohet qe software i kontabilitetit ofron proceset dhe sigurine e nevojshme per mbajtjen e te dhenave dhe kryerjen e operacioneve te kontabilitetit.
• Sigurohet se kompania zbaton legjislacionin tatimor ne kryerjen e transaksioneve dhe mbajtjen e librave kontabel.
• Duke respektuar legjislacionin ne fuqi, percakton skemat, dokumentat dhe modalitetet per optimizimin e barres fiskale.

Politikat, procedurat, kontrollet
• Percakton politikat, standartet dhe praktikat kontabel ne nivel kompanie
• Drafton politikat dhe procedurat e punes per departamentin e finances, perfshire procedurat e kontabilitetit, te manaxhimit te likuiditetit, te kontrolleve te inventareve dhe arkave, etj.
• Sigurohet se kompania eshte ne perputhje me azhornimet ne legjislacionin tatimor
• Implementon rekomandimet e dala nga raportet e organeve tatimore, organeve te tjera ligjzbatuese, auditoreve apo konsulenteve lidhur me ceshtjet financiare te kompanise
• Kontrollon/zbaton parimin e 4 syve ne regjistrimet kontabel dhe raportimeve per palet e treta
• Ne baza periodike, kryen inventarizimet e arkes, mallrave apo aseteve te qendrueshme, me qellim qe te sigurohet se balancat e raportuara jane ne pajtim me gjendjen reale te aseteve
• Sigurohet qe rakordimet me klientet dhe furnitoret te kryhen ne baza te rregullta (se paku 6 mujore)
• Harmonizon/rikoncilon ne baza ditore gjendjen e llogarive bankare me transaksionet e autorizuara
• Harmonizon/rikoncilon ne baza ditore/mujore gjendjen kontabel te arkave me numerimin fizik te parase
• Sigurohet ne kontrollet e te gjitha balancave/transaksioneve, para mbylljes se librave dhe pasqyrave financiare vjetore

Manaxhimi likuiditetit dhe parase
• Krijimi i strategjive preventive per manaxhimin e riskut te likuiditetit, me qellim shmangien e skenareve te mungeses se aftesise paguese ndaj furnitoreve dhe kreditoreve
• Analizon ne baza mujore skenaret per projeksionet e likuiditetit, se bashku me Administratorin dhe departamentet
• Angazhohet ne gjetjen e burimeve te financimit, perfshire kredi bankare, overdrafte apo instrumente te tjere borxhi apo kapitali, me qellim per te plotesuar nevojat per likuiditet
• Rekomandimet e vazhdueshme ne percaktimin e termave te bashkepunimit me furnitoret, kreditoret dhe klientet, me qellim mire-manaxhimin e riskut te likuiditetit
• Negocion bashkepunimin me bankat ne çeljen e llogarive, tarifat e ndryshme, me qellim mire-menaxhimin e parase
• Percakton limitet dhe kryen transferimet mes llogarive te arkave dhe bankave me qellim mire-menaxhimin e likuiditetit
• Manaxhon ne menyre optimal afatet per pagesat e tatimeve, furnitoreve dhe kreditoreve, sipas ligjit, kontratave, faturave te pranuara dhe gjendjes se likuiditetit
• Kontrollon llogarite e arketueshme dhe raporton mbi vonesat ne arketimet e parashikuara.

Raportimet
• Sigurohet se te gjitha deklaratat mujore, kuartale apo vjetore per organet tatimore kryhen me saktesi dhe me kohe, sipas legjislacionit tatimor dhe udhezimeve perkatese nga DPT.
• Sigurohet se raportet vjetore te pasqyrave financiare dorezohen me saktesi dhe kohe ne organet tatimore dhe ne qendren e regjistrimit te bizneseve
• Manaxhon llogarine elektronike per raportimet tatimore perfshire deklaratat, ndryshmet apo komunikimet e nevojshme
• Pergatit raportet financiare mujore, kuartale apo vjetore per Aksioneret, Grupin apo perdorues te tjere te informacionit financiar sipas procedurave te brendshme.
• Koordinon me auditoret/ekspertet kontabel ne auditimet apo certifikimet e pasqyrave financiare

Manaxhimi i stafit te departamentit
• Motivon dhe udheheq stafin e departamentit. Sigurohet qe te kryhen vleresimet e performances per stafin e departamentit te finances se paku nje here ne vit.
• Ne vijimesi, komunikon hapur me stafin e departamentit lidhur me pikat e tyre te forta dhe te dobeta dhe nevojat per permiresim ne kryerjen e detyrave ne department
• Shpendan, delegon dhe kontrollon punen ne menyren e duhur tek stafi i departamentit
• Trajnon stafin e departamentit te finances qe te pavaresohet dhe avancoje ne kryerjen e detyrave

Strategjike dhe manaxhim performance
• Bashkepunon ngushte me Administratorin dhe departamentet ne pergatitjen e strategjive dhe plan- vjetore te biznesit, duke ofruar opsionet me te mira per strategjite finaniciare te kompanise
• Rekomandon strategjite me te mira per financimin e aktivitetit te kompanise (raporti borxh/kapital), strategjine e shperndarjes se devidendit, financimin e investimeve.
• Koordinon pergatitjen e buxheteve vjetore sipas procedurave te brendshme dhe afateve
• Pergatit krahasimet e performances financiare faktike me buxhetin, duke analizuar deviacionet
• Kryen analiza te proceseve te punes apo te qendrave te fitim/kostos dhe rekomandon ndryshime qe kursejne resurset qe apo permiresojne produktivitetin/perfitueshmerine
• Krijon/rekomandon tregues finanicar per matjen e performances sipas qendrave te fitim/kostos, proceseve, departamenteve dhe perfshihet ne krijimin e sistemeve te bonuseve/motivimit per stafin

Detyra te tjera
• Manaxhon komunikimin me organet tatimore, auditoret e pasqyrave financiare, ekspertet e fushes. Me autorizim nga administrator perfaqeson kompanine ne takimet me te trete.
• Analizon risqet e tjera financiare te kompanise sikurse risku i monedhave te huaja, risku i kreditimit te klienteve dhe aplikon/rekomandon strategji per manaxhimin e tyre
• Angazhohet ne projekte strategjike te perbashketa qe kane per qellim permiresimin e proceseve te punes
• Bashkepunon me Administratorin dhe jep mendimin e tij per ceshtje apo vendim-marrje te tjera strategjike.

Kualifikimet

- Te kete mbaruar arsimin e larte profili finance - kontabilitet.

- Eksperience me shume se 7-vjet.

- Njohje e legjislacionit dhe dokumetacionit financiar.

- Te kete njohuri te gjuhes angleze.

- Te jete e fokusuar drejt zgjidhjes se problemeve, efektiv dhe te punoje ne grup.

Shënime


Te interesuarit te aplikojne ne [email protected]h.al


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë