331 Punë aktive

98425 Punëkërkues

6071 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Progeen sh.p.k

"Progeen" e krijuar si nje subjekt privat biznesi me aktivitet të përqëndruar ne fushen e ndertimit, e ka pozicionuar veten ne tregun shqiptar në projektim, ndërtim dhe investim të projekteve, koordinim dhe mbikëqyrje të punimeve të ndryshme private dhe publike. E krijuar si nje shoqeri e re, por jo nga pervoja kompania vazhdon aktivitetin e saj dhe falë punës cilësore është shndërruar në një kompani te suksesshme dhe serio...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. "Shyqyri Berxolli", Pll.Intecosat, nr.36B
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: +355 6880 42004
Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 09-05-2019 edhe 18 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkitekt
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
09-05-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Progeen shpk kërkon arkitekt që të punësohet në projektim për godina banimi, civile dhe industriale, struktura, studime pjesore urbanistike, plane të detajuara vendore (PDV) etj.
Arkitekti do të përfshihet në të gjitha proceset e projektimit dhe zbatimit duke përshtatur projektet dhe planet me kufizimet, rrethanat, buxhetet dhe kërkesave specifike të klientëve apo të shoqërisë. Si i tillë do jetë pjesë integrale e një ekipi profesionistësh dhe të bashkëpunojë me inxhinierë, arkitektë, topografë dhe inxhinierë zbatimi.

Aftësitë e nevojshme:
-Kreativitet dhe imagjinatë
-Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë
-Te ketë aftësi ne ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, projektimin arkitektonik dhe funksional
-Te jete I afte te beje zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive ne përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat.
-Te jete I afte te përktheje konceptin ne detaje.
-Të punojë i pavarur në projektim
-Te ketë njohuri te avancuara kompjuterikë për programe te ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: Microsoft Office, AutoCad , Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi.
-Dëshirë dhe interesim për ti shkuar punëve deri në fund. Dëshirë për të qenë pjesë e ambientit të ndërtimit, si në zyrë, ashtu edhe në kantiere.
-Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit.
-Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi.
-Vëmendje dhe sy të mprehtë lidhur me detajet
-Aftësi të mira organizative
-Mendim analitik dhe të orientuar ndaj zgjidhjes së problemeve
-Zotërimi i mirë i gjuhës Angleze të shkruar dhe të folur.

Detyrat

-Të krijojë projekte ndërtimi të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD (Computer Aided Design)
-Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me fisibilitetin, efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë etj.
-Punon duke marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet.
-Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë zbatimi, menaxherë ndërtimi, normistë e inxhinierë strukturistë
-Ndjek procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit e formalitete të tjera të ngjashme (dhe i ndjek fizikisht)
-Të përgatisë raporte, propozime, dhe preventiva
-Të përshtate planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit
-Të vizitojë vazhdimisht kantieret e ndërtimit dhe nëse e do nevoja të kryejë takime edhe me klientët
-Të ndjekë modifikimet dhe kërkesat specifike të klientëve për apartamentet e tyre dhe të përgatisë preventivat përkatës
-Te koordinoje projektin arkitektonik gjate gjithë fazave te projektimit me disiplinat e tjera inxhinierike te projektit si projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.

Kualifikimet

- Diplomë Universitare – Dega Arkitekturë
- Përvoja minimale e kërkuar: 3 Vjet

Shënime


Presim aplikimet tuaja ne [email protected]


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidence strikte dhe vetëm kandidatet e listës se shkurtër do të lajmërohen për intervistë.




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë