311 Punë aktive

97511 Punëkërkues

5980 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




NOA

NOA eshte nje institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Shqiperise i cili vepron ne tregun financiar shqiptar qe nga viti 1999, e njohur me pare si PSHM, Opportunity Albania dhe sot eshte ne zoterim nga NOA Holding N.V. dhe NOA Cooperative UA. NOA vepron nepermjet 20 degeve neper te gjithe vendin duke sherbyer klientet ne zonat urbane dhe rurale dhe ne te gjithe sektoret e ekonomise: prodhim, sherbim, tregti, bujqe...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. "Tish Dahia", pranë Komunës së Parisit, Kompleksi "Haxhiu" (Kika 2), Pallati Nr.2, Kati 1.
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 042 2403764
  • Mobile: 0696085888
Profili i Kompanisë
Sukth, Shqipëri 26-03-2019 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Analist kredie
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
26-03-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Oficeri i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.

Detyrat

1.Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
2.Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
3.Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për financim ose ofron këshillim financiar;
4.Zhvillon takime me klientë potencialë për të rritur ndërgjegjësimin mbi produktet tona dhe kushtet e kredidhënies;
5.Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
6.Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
7.Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë;
8.Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
9.Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
10.Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
11.Kryen analizën financiare saktësisht dhe referon vendimin e tij në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
12.Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
13.Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
14.Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin;
15.Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion.

Kualifikimet

1.Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
2.Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar;
3.Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
4.Aftësi të shkëlqyera analize financiare.

Shënime

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 26 Mars 2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.



Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".





Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë