311 Punë aktive

97511 Punëkërkues

5980 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Lim-Em

Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-E...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. e Durresit, Ish Uzina Tirana
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +355696020704
  • Mobile: +355696020704
Profili i Kompanisë
Tirane, Shqipëri 09-04-2019 edhe 16 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
09-04-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Shoqëria “Lim-Em” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti I saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë.

LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 19 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Ne jemi duke kërkuar një Pergjegjese prokurimesh i/e cila do të ketë në ngarkim zbatimin dhe ndjekjen e procedurave lidhur me procesin e prokurimit duke analizuar kostot për shërbimet e furnizimeve, për të përgatitur ofertat për mallrat, punimet apo shërbimet e kompanisë.

Detyrat

• Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitoret për blerjet dhe prokurimet e kompanisë;
• Hartimi i dokumentacionit plotësues të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit përkatës;
• Analizon, hulumton dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje me cmimet dhe cilësitë e produkteve potenciale që mund ti shërbejnë kompanisë;
• Përgatit kërkesën për prokurim në bazë të kërkesave të ardhura nga Departamentet
• Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra
• Përgatit përmbledhësen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
• Suporton në hartimin dhe zbatimin e planit të prokurimeve
• Suporton në procesin e negocimit të kontratave dhe negocion me furnizuesit terma kontraktuale të favorshëm për kompaninë;
• Dorëzon në departamentet përkatëse faturat për aprovim/firmosjen e tyre për shërbimin e kryer nga furnitori;.
• Suport ndaj furnitorëve me dhënien e informacionit të nevojshëm për zërat që prokurohen ose blihen
• Zvogëlimi i kostove apo humbjeve. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit të kostos për kompaninë.

Kualifikimet

• Edukimi: Diplomë në Fakultetin e Ekonomisë/ Inxhinierisë së Ndertimit, Mekanike, Hidroteknike;

Eksperiencë Pune: Të ketë eksperiencë mbi 5(pese) vjecare në prokurime në kompani të ngjashme.

Aftësi:
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
• Njohuri kompjuterike të Programeve: MS Office-Financiare/Autocad;
• Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
• Te ketë aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikuese;

Shënime

Të gjithë te interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre nëpërmjet adresës së e-mailit: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Lim-em mer përsipër të trajtojë të gjitha të dhënat e kandidatëve me konfidencialitet të plotë.

Suksese!


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".





Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë