377 Punë aktive

96563 Punëkërkues

5881 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka, Nd. 5, H.3, Njesia Bashkiake Nr 9, Kodi Postar 1016, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 04 238 9077
  • Mobile: 04 238 9077
Profili i Kompanisë
Shkodër , Shqipëri 17-02-2019 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Ekonomist
Tipi i punës
Kontrate me kohë te caktuar
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
17-02-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.

Sot Union Bank ka rreth 380 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin një Arkëtari në Degën Shkodër, për një periudhë të kufizuar, me kontratë me afat 1 vjeçar. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Detyrat

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
•Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash.
•Siguron proçesim të saktë dhe efiçentë për klientët.
•Shet produktet dhe shërbimet e Bankës.
•U ofron shërbim të saktë, të shpejtë dhe cilësor klientëve.

Kualifikimet

Profili i kërkuar:
•Arsimi i lartë ekonomik ose në fusha të ngjashme me të
•Eksperiencë të mëparshme 1 vjeçare në pozicione të ngjashme konsiderohet avantazh
•Aftësi të ndërveprimit me klientët
•Korrekt dhe i saktë
• Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterit.

Shënime

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 17 Shkurt 2019:
-Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
-CV
-Fotokopje diplome dhe listë notash

në njërën nga adresat e mëposhtme:

Union Bank, Dega Shkodër
Lagjja Qemal Stafa, Rr.13 Dhjetori, Shkodër
ose

Union Bank
Blv. Zogu I, përballë Stacionit të Trenit, Tiranë

E-mail: [email protected]
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected]


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".





Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë