300 Punë aktive

95583 Punëkërkues

5821 Punëdhënës

Punëdhënës
ose
Punëkërkues


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka, Nd. 5, H.3, Njesia Bashkiake Nr 9, Kodi Postar 1016, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 04 238 9077
  • Mobile: 04 238 9077
Profili i Kompanisë
Tirane, Shqipëri 22-01-2019 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Ekonomist
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
22-01-2019
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Sot Union Bank ka rreth 380 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për Shef të Operacioneve në Degë në Tiranë. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Detyrat

Qëllimi i përgjithshëm i punës: Organizon, koordinon, mbikëqyr stafin e agjensisë me qëllim që të arrihet standarti i shërbimit, proaktiviteti në shitje dhe përputhshmëria operacionale e Degës sipas pritshmërive të Bankës.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Siguron që dega operon në përputhje me kërkesat dhe proçedurat e bankës dhe standartit të kërkuar operacional.
2. Informon me profesionalizëm klientët e bankës në lidhje me gamën e produkteve të ofruara nga Banka dhe i shërben atyre duke iu ofruar të gjithë produktet/shërbimet jo-cash, në përputhje me kërkesat e bankës.
3. Sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit, si dhe të kontribuojë në realizimin e objektivave të degës në tërësi.
4. Të plotësojë sa më shpejt nevojat e klientit dhe të jetë i kujdesshëm në trajtimin e informacionit dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të marrë gjatë ushtrimit të detyrës.
5. Kontrollon në fund të ditës të gjithë dokumentacionin e veprimeve të kryera në degë, përfshirë produktet kreditore, transfertat me jashtë, garancitë bankare, kartat, e-banking etj për të siguruar që dokumentacioni bashkëlidhur është në përputhje me proçedurat e brendshme të bankës.
6. Kryen autorizimin në sistem të veprimeve të kryera në degë sipas nivelit të autorizimit të përcaktuar nga ana e Bankës, si edhe firmos dokumentacionin përkatës.
7. Ndjek limitet e gjëndjes së cashit në agjensi për të siguruar përputhshmërinë me proçedurat e Thesarit dhe me normat maksimale të lejuara nga aspekti i sigurisë fizike.
8. Ndjek nga afër rregulloret dhe proçedurat që lidhen me produktet/operacionet/standartin e shërbimit në degë dhe propozon ndryshime në funksion të përmirësimit të operacionalitetit dhe rritjes së cilesisë së shërbimit ndaj klientëve.
9. Drejton/udhëheq në mënyrë të vazhdueshme personelin e degës drejt rritjes së cilësisë së shërbimit, proaktivitetit në shitje dhe korrektësisë operacionale me qëllim përmbushjen e objektivave cilësorë dhe sasiore të degës.

Kualifikimet

Eksperienca e kërkuar:
  • Diplomë e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të. 
  • Eksperiencë e mëparshme pune në sektorin bankar për të pakten 3 vjet.
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhim, organizim, kontroll, për të paktën 1 vit.
  • Njohuri të thella të operacioneve bankare.

Aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi të mira shitjeje dhe komunikimi.
  • I/e organizuar, i/e kujdeshëm ndaj detajeve, i/e aftë të marrë pësipër përgjegjësi, i/e aftë të punojë nën presion.
  • Njohuri të mjaftueshme të gjuhës Angleze.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 22 Janar 2019:
  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave
  • Referenca nga punëdhenës të mëparshëm

në E-mail: hr@unionbank.al

Ose në adresën e mëposhtme:

Union Bank, Tiranë
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit, Tiranë

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do te kontaktohen.

Shënime

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.





Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".





Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë