365 Punë aktive

91220 Punëkërkues

5532 Punëdhënës

Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Go Tech Electronics

GoTech Electronics, është vazhdim i AIBA Company e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “HotPoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.

Nga...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Autost. Tr - Dr, Km. 0, mbikalimi i Kamzes, ndertesa ish Casa Italia
  • Tiranë, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:
Profili i Kompanisë
Shkodër , Shqipëri 11-10-2018 edhe 18 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
11-10-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Menaxher Dyqani Shkoder

Detyrat

  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  • Menaxhon dhe kontrollon e stokut, kryen porosite e nevojshme per dyqanin dhe informon Drejtuesin e Deprtamentit te Shitjeve per nivelin e stokut te vjeter ne dyqan;
  • Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmeri, firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
  • Përpilon dhe raporton tek Departamenti i Marketingut dhe Shitjeve në kohë për problematika të caktuara në dyqan si dhe ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Planifikon detyrat e stafit në varësi, kontrollon zbatimin e detyrave, bën vlerësimin periodik; 
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon Drejtuesit te Departamentit te Shitjeve, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Siguron zbatimin e standarteve bazë të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan, të rregullit dhe pastërtisë në dyqan, paraqitjen e stafit ne varesi , të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;
  • Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave te vendosura;
  • Sugjeron/propozon tek eprori ide dhe inisiativa për përmirësimin e biznesit;
  • Kren ndjekjen e produkteve te derguara ne servise dhe informimi i klienteve per to;
  • Asiston dhe manaxhon ankesat, pakenaqesite apo kerkesat ee klienteve;
  • Monitoron hyrjen dhe daljen e produkteve;
  • Kryen kontrollin e produkteve te porositura nga magazina apo dyqanet
  • Kryen raportimin e produkteve qe dalin me probleme ne momentin e ardhjes
  • Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
  • Negocion uljen e cmimit të kontratave të dyqanit kur është e nevojshme brënda limiteve te miratuara duke ruajtur interesin e kompanise;
  • Mban përgjegjësi për inventarin;
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanisë.

Kualifikimet

Eksperienca profesionale:
  • Arsim i mesëm i detyrueshëm, (arsimi i larte perben avantazh);
  • Të ketë minimuni 2 vite eksperiencë në fushën e shitjeve;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

Kërkesat e pozicionit:
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi;
  • Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale.
  • Te këtë njohuri shumë të mira te kompjuterit.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve të kompanisë;
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office;

Per te aplikuar, ju lutemi dergoni CV tuaj ne adresen [email protected]


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë