365 Punë aktive

91220 Punëkërkues

5532 Punëdhënës

Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Albania
  • Tiranë, Shqipëri
  • Tel: +355 42 2380 002
  • Mobile: 066
Profili i Kompanisë
Tiranë, Shqipëri 24-09-2018 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim shitjeve
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
24-09-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Tiranë – Qendra Kristal

Përmbledhja e Pozicionit: Një Menaxher/e Dyqani është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:
•Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
•Menaxhimi i niveleve të stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut;
•Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
•Të përballojë me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klientëve duke respektuar procedurat e kompanisë;
•Të studiojë në mënyrë sistematike terrenin e shitjeve;
•Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çështjeve urgjente;
•Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
•Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
•Angazhim në çështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; ndjekja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë së stafit nën varësi;
•Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
•Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
•Kujdesi për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;
•Pjesëmarrja në takimet mujore për shitjet;
•Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjësit e sektorëve dhe stafin e shitjeve;
•Dhënia e feedback-ut tek zyrat qendrore;
•Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;

Kërkesat:
Edukimi: Diplomë universitare (preferohet Fakulteti Ekonomik në profilin Menaxhim);
Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
Kualifikime të tjera:
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
-Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
-Aftësi organizative dhe menaxheriale;
-Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
-Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
-Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
-Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;
-Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
-Metodik dhe i/e organizuar;
-Ndershmëri dhe integritet;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike [email protected]

Afati I dorëzimit: 24.09.2018

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.