Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani lider ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster.

Misioni i CCBS
• Të freskojë botën në trup, mendje dhe shpirt
• Të frymëzojë momente optimizmi me anë të produkteve dhe aktiviteteve të saj
• Të krijojë vlera dhe të bëj ndryshimin

Vizioni...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Kombetare Tirane-Durres, Km.5, Kashar
  • Tiranë, Shqipëri
  • Tel: 048200431
  • Mobile: 0684099353
Profili i Kompanisë
Tiranë, Shqipëri 20-09-2018 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Financier
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
20-09-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist Kontabiliteti

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të regjistrojë në sistem të gjitha faturat e blerjeve, të mbajë dokumentat përkatëse dhe të kontrollojë nëse urdhërat janë bërë si duhet.

Detyrat

•Regjistron të gjitha faturat e blerjes në baza ditore dhe përgatit librin e blerjes.
•Përgatit librin e aktiveve dhe ndjek inventarin e tyre.
•Përpilon tabelën e kostos së lëndëve të para dhe të mallrave.
•Përgatit dhe dorëzon në kohë të gjitha raportet mujore të investimeve, të blerjeve dhe të zhvlerësimit të aseteve të kompanisë.
•Përgatit raportin vjetor të blerjeve.
•Kontrollon urdhërat në sistemin e kompanisë dhe kontabilizon blerjet dhe pagesat.
•Organizon kontrollin fizik të dokumenteve në bazë mujore dhe arshivimin sistematik të dokumentave.
•Përgatit tabela të ndryshme në excel.

Kualifikimet

•Të ketë mbaruar arsimin e lartë në deget Kontabilitet / Financë.
•Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në nje rol të ngjashëm në lidhje me regjistrimet kontabël të llogarive të shpenzimeve dhe të pagueshme.
•Të ketë aftësi shumë të mira në punën me shifrat.
•Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
•Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
•Të jetë i/e saktë dhe i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
•Të jetë konfident me procesin e regjistrimit në librin e blerejeve.
•Të njohë legjislacionin e kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor për TVSH dhe Tatimit të të ardhurave.
•Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.
•Përvoje punë në SAP përbën avantazh.
•Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.

Shënime

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: [email protected] brenda datës 20 Shtator 2018.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë