Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e...

Vendndodhja

Tiranë, Shqipëri

Profili i Kompanisë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Shitje
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
07-09-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Dëshironi të punoni në kompaninë lider në tregun e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake? Një mundësi fantastike për të punuar si Këshillues Klienti në NEPTUN shpk., pjesë e Balfin Group!
Nëse jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë, Dyqanet NEPTUN janë vendi i punës i duhur për ju ku mund të shpalosni aftësitë tuaja në shitjen e produkteve tona duke zgjuar kureshtjen e klientëve tanë.

Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Shkoder

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Detyra dhe Përgjegjësi:
•Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
•Te komunikojë dhe shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë;
•Përgjegjësia për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tij/saj;
•Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
•Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
•Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
•Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
•Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;

Kërkesat:
•Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
•Eksperiencat e punës: Përvojë pune në shitje me pakicë;
•Kualifikime të tjera:
•Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
•I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
•Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected]

Afati i dorëzimit: 25.08.2018

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.