Gener 2 sh.p.k.

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidençialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, k...

Vendndodhja

Tiranë, Shqipëri

Profili i Kompanisë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
06-09-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Menaxher i Restorantit, harton dhe zbaton politikat per xhvillimin e biznesit te restorantit. Rekruton, trajnon dhe zhvillon stafin nen menaxhim.

Detyrat

-Koordinon punët e përditshme me stafin e sallës së restorantit;
-Garanton shërbim superior dhe maksimizon pritshmeritë dhe kënaqësitë e klientëve;
-Përgjigjet me efikasitet dhe saktësi perkundrejt ankesave të klientëve;
-Rishikon rregullisht cilësinë e produktit dhe mbikqyr në vecanti stafin e ri;
-Organizon dhe mbikëqyr ndërrimin në turne te stafit;
-Vlerëson performancën e stafit dhe ofroni reagime për të përmirësuar produktivitetin;
-Vlerëson nevojat e ardhshme për mallra, enë kuzhine dhe produkte pastrimi;
-Siguron pajtueshmërinë me rregulloret e sigurisë dhe higjenës;
-Menaxhon imazhin e mirë të restorantit dhe sugjeron mënyra për ta përmirësuar atë;
-Kontrollon kostot operacionale, kryen raporte të hollësishme mbi të ardhurat dhe shpenzimet javore, mujore dhe vjetore;
-Trajnon punonjësit e rinj dhe ekzistues në praktikat e duhura të shërbimit të klientit;
-Aftësi për të punuar orë të ndryshme gjate ditës duke përfshirë mbrëmjet, fundjavat dhe festat, sipas nevojës.

Kualifikimet

Diplome e shkolles se larte;
Mbi 5 vite eksperience ne menaxhim restoranti;
Te kete aftesi mjaft te mira komunikimi;
Te kete njohuri te gjuhes angleze.

Shënime

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit care[email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale.

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë