ManeTCI

Kompania "Mane TCI" eshte nje kompani lider ne investimin dhe zhvillimin e pronave te patundshme. Kjo kompani ndertoi qendren e pare tregtare ne Shqiperi dhe vazhdon te investoje ne projekte te tjera akoma me te medha.

Vendndodhja

Tiranë, Shqipëri

Profili i Kompanisë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
26-08-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, te Kompania.
Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Mane TCI është kompani ndërtimi pjesë e Balfin Group.

Pozicioni: Inxhinier Gjeodet
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palas, Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjete mbështetëse si dhe përpunime volumesh.

Raporton tek: Inxhinieri Gjeodet përgjegjës për projektet e Mane TCI/Përgjegjësi Teknik në Kantier

Detyrat

 Piketon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike.
 Bën rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme.
 Ndjek punimet e ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti.
 Bën përditësime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute.
 Përgatit dokumentacionet pas ndërtimit (as-built).
 Detyra të tjera shtesë që i ngarkohen nga supervizori.

Kualifikimet

a. Edukimi:
 Kandidati duhet të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega Gjeodezi.

b. Eksperiencat e punës:
 Eksperience pune jo me pak se 5 vite në piketimin e objekteve civile të ndërtimit dhe rivelimeve topografike.

c. Kualifikime të tjera:
 Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike( Autocad Civil 3D,CAD, EXCEL
 Të njohë programet bazë në kompjuter si dhe ndonjë program që lidhet me topografinë
 Njohuria e gjuhës angleze përbën avantazh.
 Te punoje me Total Station & GPS

d. Aftësi të tjera:
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me kolegët
 I aftë të bashkëpunojë në grup
 Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet
 Natyrë energjike dhe me iniciativë
 Të jetë i gatshëm të punojë jashtë vendbanimit

Shënime

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [email protected] me subjekt MTCI_19 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi 
Afati i dorëzimit të aplikimit: 26.08.2018
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë