Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Punët e ditës Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Premium

Teknik Ndërtimi Durres

Durres, Shqipëri 07-07-2025 edhe 14 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
103445
Kategoria e Punës / Profesioni:
Teknik Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
07-07-2025
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Aktualisht po kërkojmë një profesionist me aftësi dhe përvojë si teknik ndërtimi. Nëse ke njohuri mbi proceset e ndërtimit, je i/e vëmendshëm ndaj detajeve dhe i/e aftë të punosh në ekip, kjo është mundësia ideale për ty! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi inovativ që ndërton me cilësi dhe përkushtim.

Pozicioni: Teknik Ndërtimi

Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i Ndërtimit ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave si: gërmimi, lidhja e hekurit, betonimi, etj në bashkëpunim me Inxhinierin e kantierit.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjek vazhdimisht punimet në të gjitha fazat e ndërtimit;
  • Lexon, kontrollon dhe siguron zbatimin e projektit sipas kërkesave dhe KTZ;
  • Informon inxhinierin e kantierit dhe jep sugjerime për përmirësime;
  • Koordinon punët me inxhinierin, cakton prioritetet ditore dhe ndan detyrat për grupet e punëtorëve;
  • Kontrollon cilësinë dhe sasinë e materialeve, si dhe ruajtjen dhe përdorimin e tyre në kantier;
  • Siguron vijimësinë e punës edhe në mungesë të inxhinierit, sipas kushteve të sigurisë në punë;
  • Propozon nevojat për fuqi punëtore;
  • Mban listën e punonjësve dhe proceset ku janë angazhuar.

Kualifikimet

Edukimi: Shkollë e mesme teknike në ndërtim;

Eksperienca: 3-5 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;

Aftësi të tjera:

  • Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
  • Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.07.2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të aplikoni për një vend pune në duapune.com


✅ 1. Aplikim përmes sistemit (vetëm për përdorues të regjistruar)
  • Kërkon të jeni të regjistruar dhe të jeni identifikuar në platformë.
  • Përdorni CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  • Mund të bashkëngjitni dokumente shtesë (diploma, referenca, letër motivimi etj).
  • Proces i shpejtë për ata që kanë profil aktiv në platformë.
Udhëzime:
  1. Klikoni butonin Aplikoni në fund të postimit.
  2. Do të hapet një dritare (popup) për aplikim.
  3. Nëse punëdhënësi ka kërkuar dokumente shtesë, ngarkoni ato me Bashkëngjit Dokumenta
  4. Zgjidhni: CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  5. Klikoni butonin për aplikim për ta dërguar.
  6. Do të merrni një njoftim që aplikimi është kryer me sukses.

✅ 2. Aplikim nëpërmjet email-it (e hapur për të gjithë përdoruesit)
  • Mund të përdoret si nga vizitorët, ashtu edhe nga përdoruesit e regjistruar.
  • Kjo mundësi ofrohet vetëm kur kompania ka zgjedhur të pranojë aplikime përmes emailit. Jo të gjitha postimet e punës e kanë këtë opsion.
Formulari përfshin:
  • Subjekti i emailit krijohet automatikisht dhe përfshin titullin e pozicionit dhe ID e postimit. Nëse jeni i loguar, përfshin edhe emrin tuaj në fund.
  • Një tekst përshkrues ndihmues që mund të redaktohet ose hiqet sipas dëshirës, për t’iu përshtatur profilit tuaj.
  • Numrin e celularit (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Email-in tuaj (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Ngarkimin e një CV-je përmes butonit "Choose File"

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI