Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Internship Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Kategorie (Gaming)

Tirane, Shqipëri 06-06-2025 edhe 13 ditë

Tirane

NEPTUN SHPK
kërkon të punësojë:

MENAXHER KATEGORIE (GAMING)

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi/Marketing ose Financë (Preferohet Master).
  • Së paku 3 vite përvojë pune në kompani të ngjashme.
  • Njohës I ERP.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
102358
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher kategorie
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
06-06-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher Kategorie (Gaming)

Departmenti: Komercial

Vendodhja:  Tiranë

Një menaxher kategorie është përgjegjës për implementimin e strategjisë për të zgjedhur dhe furnizuar kategorinë që menaxhon duke identifikuar shitës global dhe negociuar për kosto efektive.


Detyrat

  • Përzgjedh dhe zbaton strategjinë për kategorinë që menaxhon sipas politikës së kompanisë.
  • Hulumton linjat e produkteve dhe përvetëson njohuritë mbi to.
  • Negocion për kosto më të favorshme dhe siguron që furnitorët e Neptun të kenë çmimet më të lira në treg.
  • Analizon konkurrencën në treg dhe gamën e produkteve sipas kategorive.
  • Është përgjegjës për promocionet e kompanisë në bashkëpunim me furnitorët.
  • Zbaton planet e promocioneve në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe shitjes.
  • Përgatit planin e punës për kategorinë që menaxhon.
  • Siguron vendosjen strategjike të produkteve në ekspozitor.
  • Mban përgjegjësi për shitjet dhe fitimin e kategorisë.
  • Menaxhon stokun e produkteve.
  • Bashkëpunon me furnitorët për të siguruar sasinë e nevojshme të produkteve , planifikimin e shpërndarjes dhe zgjidh problemet me çmimet.
  • Negocion për kushtet më të mira për kompaninë bazuar në kriteret e kontratës.
  • Zhvillon dhe zbaton plane biznesi për furnitorët dhe vendos objektiva specifike për furnitorët.
  • Përmbledh të gjitha kushtet e kontratës dhe ua shpërndan atë palëve të interesuara (p.sh. Departamentit te Logjistikes, Ligjorit, Financës, Marketingut etj.).
  • Mban marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive me furnitorët.
  • Bën dhe analizon raporte për të vendosur objektiva mbi shitjet dhe merr vendime për kategorinë.
  • Përgjegjës për të gjitha dokumentet dhe të dhënat që i përkasin kategorisë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi/Marketing ose Financë (Preferohet Master).
  • Eksperienca pune: Së paku 3 vite përvojë pune në kompani të ngjashme.
  • Aftësi të mira verbale dhe jo verbale në anglisht dhe shqip.
  • Përdorues I avancuar I Paketës Office.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi për t’u përshtatur me situata të reja.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
  • Njohës I ERP.
  • Aftësi bashkëpunimi në grup.
  • Aftësi për të influencuar të tjerët.
  • Metodik dhe i organizuar.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected]

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.neptun.al


Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :


Neptun ndihmon njerëzit të përmirësojnë standartin e jetesës së tyre. Neptun sjell ndryshime pozitive për individët dhe familjet përmes gamës së gjerë të produkteve elektro-shtepiake; një rrjeti të konsoliduar shitjesh; mbështetjes së vazhdueshme nëpërmjet shërbimit si dhe punonjësve të kualifikuar e të përkushtuar.


INFORMACIONE KONTAKTI