Pyetje - Përgjigje Kreu FAQ

1 Kërkoj punë…

Portali duapune.com i ka të gjitha vendet e lira të punës online dhe herë pas here publikohen vende të reja pune. Nëse jeni të interesuar për vende pune sipas preferencave tuaja duhet të kontrolloni të gjitha vendet e punës që janë të publikuara online në duapune.com dhe të aplikoni për to.

2 Ku të aplikoj për punë?

Punët që publikohen në duapune.com postohen nga vetë kompanitë dhe aplikimi për këto vende pune bëhet online duke u regjistruar si punëkërkues (ndiq pyetjen 3 si të aplikoni dhe pyetjen 4 si të regjistroheni).

3 Si të aplikosh për "Vende pune online në duapune.com"?

Çdo vizitor duhet të aplikojë vetë për vende pune të cilat gjenden online ne duapune.com duke klikuar mbi tabin "Aplikoni", por fillimisht duhet të regjistroheni si Punëkërkues (shikoni pyetjen 4), nëse nuk keni qënë më përpara të regjistruar. Pasi të kryeni regjistrimin, duhet të identifikoheni në profilin tuaj dhe të krijoni CV tuaj online, me anë të të cilës do të aplikoni për vendet e punës.

4 Si të regjistrohesh si "Punëkërkues"?

Fillimisht ndiqni hapat si mëposhtë: 1. Klikoni tek butoni "Regjistrohuni" dhe zgjidhni "Punëkërkues";,
2. Plotësoni formularin online që ju paraqitet dhe në fund të tij klikoni përsëri butonin "Regjistrohuni".
3. Kontrolloni emailin me të cilin u regjistruat në (Inbox, Spam ose Junk) dhe bëni aktivizimin e profilit tuaj që sapo hapët nga regjistrimi; (kujdes duhet të merrni patjetër emailin konfirmues, përndryshe nuk mund të aktivizoni dot profilin që krijuat për të vazhduar më tej, sigurohuni që nuk keni shkruar gabim emailin tuaj gjatë regjistrimit).
4. Pas aktivizimit të profilit tuaj personal "Hyni" në profilin tuaj (shikoni pyetjen 5)

5 Si të "Hyj" në profilin personal?

Vendosni e-mailin dhe fjalëkalimin me të cilët u regjistruat si Punëkërkues dhe klikoni butonin "Hyni" tek seksioni i "Log In" në krye të portalit djathtas.

6 Kam harruar fjalëlakimin e llogarisë në duapune.com si të veproj?

Te seksioni "Hyr" klikoni frazën "Harruat fjalëkalimin", do tju hapet një faqe ku tek fusha bosh vendosni e-mailin me të cilin jeni regjistruar dhe klikoni butonin "Vendosni fjalëkalimin". Pas kësaj kontrolloni e-mailin (inbox, spam ose junk) dhe hapni e-mailin "Ndryshim fjalëkalimi", klikoni linkun brenda këtij e-maili dhe do tju hapet një faqe ku duhet të vendosni fjalëkalimin e ri, në fund klikoni butonin "Vazhdoni".

7 Nuk mbaj mend nëse kam qenë e regjistruar në duapune.com

Nëse nuk kujtoni të keni qenë apo jo më përpara të regjistruar në duapune.com atëherë provoni të gjeni fjalëkalimin duke vendsur emailin të cilin kujtoni se mund ta keni përdorur për regjistrim, (shikoni pyetjen 6 për të kryer këtë proces).

8 Si të ndryshoj e-mailin me të cilin jam regjistruar si punëkërkues?

Në duapune.com ju mund të regjistroheni vetëm një herë me një adresë e-maili, i cili nuk mund të ndryshohet, nëse dëshironi të regjistroheni përsëri duhet të përdorni një adresë tjetër e-maili.

9 Si të krijoj CV në duapune.com?

Sipas udhëzimeve më lart, pasi keni kryer regjistrimin dhe jeni identifikuar në profilin tuaj klikoni tek "Krijoni CV të re" duke plotësuar fushat e kërkuara do të krijoni CV tuaj brenda profilit, me këtë CV ju mund të aplikoni për vende të lira pune duke klikuar tek butoni "Aplikoni". Përveç formatit elektronik ju keni mundësi të krijoni CV duke e Importuar nga LinkedIn (nëse keni) ose ta ngarkoni CV tuaj nga kompjuteri. Kur ngarkoni CV tuaj në profilin si punëkërkues, sigurohuni që keni plotësuar fushat e kërkuara si Emri i CV, ngarkimi i CV dhe në fund të klikoni butonin "Ngarko CV". Në këtë mënyrë ju keni kryer me sukses këtë proces, më pas mund ta shikoni tek lista e CV në profilin tuaj.

10 Si të ruaj të dhënat në CV?

Në formatin elektronik të CV-së do të gjeni të gjitha seksionet që përbëjnë CV tuaj, seksionet duhen plotësuar me informacionet tuaja përkatëse.
Kujdes: Kur plotësoni një seksion p.sh "Edukimin" duhet që në fund të tij të klikoni tek butoni "Shtoni edukim" në këtë mënyrë ju ruani informacionin që sapo vendosët si dhe krijoni një hapsirë për të shtuar edukim ose shkollë tjetër që keni kryer. Kështu vazhdoni edhe me seksionet e tjera të CV.

11 Si të vendos foton në CV?

Hyni në llogarinë tuaj në duapune.com dhe shkoni tek "Të dhënat personale" aty keni edhe opsionin për të vendosur foton tuaj "foto të ketë përmasat 250x200px dhe format jpg ose png", pasi ta përzgjidhni foton, klikoni tek butoni "Përditësoni" që është pak më poshtë po tek e njëjta faqe, në këtë mënyrë ju vendosni foton në CV tuaj.

12 A janë ruajtur të dhënat e mia tek CV online?

Ju mund të kontrolloni CV që krijuat në duapune.com duke klikuar tek menu "Listo CV", me pas klikoni mbi emrin e CV dhe do tju shfaqet CV me informacionet, nëse dëshironi të bëni modifikime klikoni tek ikona "Modifikoni" që gjendet në krye të CV tuaj dhe me pas bëni plotësimin e fushave që dëshironi duke klikuar në fund të çdo seksioni butonin "Përditësoni".

13 Aplikova me dokumenta të gabuara, a mund të fshij aplikimin?

Nëse ju keni aplikuar me një CV që e keni krijuar nga formati i duapune.com atëherë mund të shkoni tek ajo CV dhe ta modifikoni, pasi që modifikimet që do bëni do i shfaqen punëdhënësit për poziconin që keni aplikuar. Në rast të aplikimit me CV të ngarkuar, nuk mund të fshihet asnjë aplikim i kryer nga ju.

14 Kam aplikuar për punë dhe nuk kam marrë përgjigje ende.

Punët që publikohen në duapune.com postohen nga vetë kompanitë dhe aplikimi për këto vende pune bëhet online duke u regjistruar si punëkërkues, pasi ju bëni aplikimin përgjigjia për përzgjedhje ose jo varet vetëm nga punëdhënësi ku ju aplikuat në bazë të procesit që ata zhvillojnë. Ne si duapune.com ju këshillojmë që të kontaktoni direkt kompaninë ku keni aplikuar për tu informuar për aplikimin tuaj.

Posto punë
ose
Krijo/Shto CV

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë