Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të afroheshin më shumë me natyrën. Udhëtimet e para kanë qenë në fshatrat prane tiranes dhe me pas filluam me organizimet ne kampingun ne plazhin e Jalit, si dhe kamping në gjire të tjera të panjohura në zonën përreth Dhërmiut dhe Jalit. Që nga data e krijimit kemi pasur më shumë se 38,000 mijë turistë të cilët kanë udhëtuar me ne. Në gjithë këto vite eksperiencë ne kemi krijuar një strukturë të fortë, inovative dhe gjithëpërfshirëse për udhëtimet në trevat shqipfolëse duke u njohur kështu si kompania lider për udhëtimet turistike krijuar nga shqiptarët për Shqipërinë