Berglicht është themeluar në vitin 2016 nga sipërmarrës shqiptar dhe operon në tregun e ndriçimit modern led, me një gamë të gjerë produktesh në kategorinë e llambave, prozhektorëve,spoteve,shiritit led, plafonierëve dhe neonëve. Garant i suksesit i produkteve “Berglicht” është raporti optimal i cilësisë dhe cmimeve. Synimi i “Berglicht” është penetrimi në tregjet rajonale dhe europiane dhe zgjerimi i games së ndricuesve “LED”. Një iniciativë e viteve të fundit të “Berglicht” është dhe krijimi i linjës së ndricuesve me cmime ekonomike “Wertlicht” që ka ardhur si rrjedhojë e përshtatjes ndaj kërkesave të tregut. Vizioni ynë është i qartë për të eksploruar dhe plotësuar kërkesat në rritje dhe dëshirat e klientëve tanë, të cilët kanë qenë dhe janë pjesë e pandashme e suksesit tonë.